Manchester City mori një fitore minimale 1-0 në udhëtim ndaj Burnleyt, në kuadër të javës së 34-të të Ligës Premier.

Protagonisti absolut i takimit ishte Rayan Cherki, i cili realizoi një paraqitje të jashtëzakonshme dhe u shpall lojtari i ndeshjes.


Mesfushori ofensivë hyri në histori, duke u bërë vetëm lojtari i tretë që nga sezoni 2003/04 që regjistron të paktën 8 gjuajtje dhe krijon 8 raste në një ndeshje të vetme të Ligës Premier.

Ai iu bashkua një liste ekskluzive ku bëjnë pjesë edhe Cole Palmer dhe David Silva, të cilët kishin arritur statistika të ngjashme në të kaluarën.

Cherki e mbylli ndeshjen me 8 gjuajtje dhe 8 raste të krijuara, duke qenë vazhdimisht kërcënues për mbrojtjen kundërshtare dhe vendimtar në lojën sulmuese të Cityt.

Në total këtë sezon, ai ka regjistruar 45 paraqitje me fanellën e Manchester City, duke kontribuar me 10 gola dhe 14 asiste, shifra që konfirmojnë formën e tij të shkëlqyer. /Telegrafi/

telegrafi sport app