LAJMI I FUNDIT:

Parandalohet futja e substancave narkotike në Qendrën e Paraburgimit në Prizren

Parandalohet futja e substancave narkotike në Qendrën e Paraburgimit në Prizren

Në Qendrën e Paraburgimit në Prizren oficerët korrektues, sot rreth orës 08:20 kanë arritur të parandalojnë futjen e substancave narkotike në Qendrën e Paraburgimit (QP) në Prizren.

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se fillimisht oficeret korrektues kanë vërejtur disa lëvizje të dyshimta të të burgosurve në shëtitoren e Q.P Prizren dhe menjëherë kanë filluar bastisjen brenda dhomave të qendrës, me ç’rast bastisja ka rezultuar pozitive, ku gjatë bastisjes në njërën nga dhomat është gjetur një shishe e plastikes e madhësisë O.5l, e shpuar, e cila dyshohet se mundë të është përdorë për konsumim të substancave narkotike.


“Gjatë bastisjes ka rrjedh informacioni se substanca narkotike po hedhet nga rruga dhe mbase mund të ketë mbetur në kulm, menjëherë është bërë bastisja e kulmit dhe si rezultat i saj në kulmin e Q.P. Prizren është gjetur një pako cigareje ku në brendinë e saj kishte substancë narkotike”, thuhet në njoftim, transmeton Telegrafi.

“Lidhur me këtë rast, oficerët korrektues kanë lokalizuar substancën e dyshuar narkotike dhe menjëherë kanë njoftuar Njësitin Antidrogë të Policisë së Kosovës. I paraburgosuri i dyshuar se substanca e kapur në kulm ka qenë e dedikuar për të është ndarë nga të tjerët dhe është vendosur në dhomën C5, me ç’rast ndaj tij dhe të paraburgosurve të të njëjtës dhomë është iniciuar procedura disiplinore”.

“Me qëllim të eliminimit të dukurive negative nëpër institucionet korrektuese dhe ato të paraburgimit, Shërbimi Korrektues i Kosovës do të vazhdojë ta ketë primare luftimin e dukurive negative dhe kontrabandës”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Lajme
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë

Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë

Lajme
Gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, dëshmitari tregon se çka i kishte thënë i akuzuari në natën kritike

Gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, dëshmitari tregon se çka i kishte thënë i akuzuari në natën kritike

Drejtësi
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli

Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli

Lajme
Mijëra euro kursime, banesa, e shtëpia - çfarë pasurie posedojnë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese dhe gjashtë gjyqtarët tjerë?

Mijëra euro kursime, banesa, e shtëpia - çfarë pasurie posedojnë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese dhe gjashtë gjyqtarët tjerë?

Lajme
Mot me shi - mundësi për vërshime në disa zona

Mot me shi - mundësi për vërshime në disa zona

Lajme
Kalo në kategori