LAJMI I FUNDIT:

Paralajmëron ARRU: Do t’i ndjekim penalisht keqpërdoruesit e ujit të pijshëm

Paralajmëron ARRU: Do t’i ndjekim penalisht keqpërdoruesit e ujit të pijshëm

Autoritetit Rregullator për Shërbime të Ujit (ARRU) ka paralajmëruar se do të ndërmarrë veprime ligjore ndaj atyre që e shfrytëzojnë ujin nga rrjeti publik pa lejen e ofruesit të shërbimeve të ujit.

Në njoftimin për medie, thuhet se si rezultat i keqpërdorimeve të ujit dhe kyçjeve të pa autorizuara në rrjetin publik, humbjet e ujit janë shumë të larta, që në nivel vendi në vitin 2021 janë llogaritur të jenë 55 për qind.


“ARRU ka kërkuar nga të gjithë ofruesit e shërbimeve të ujit që të intensifikojnë përpjekjet për identifikimin dhe përdorimin e të gjithë mekanizmave ligjor kundër të gjithë atyre që e shfrytëzojnë ujin nga rrjeti publik pa lejen e ofruesit të shërbimeve të ujit. Shfrytëzimi i ujit në mënyrë të pa autorizuar paraqet vepër penale dhe si veprim është i dënueshëm sipas Kodit Penal të Kosovës”, thuhet në komunikatën për media të ARRU-së.

Mes tjerash, thuhet se keqpërdorimi i ujit do të paraqet vështirësi të theksuara për furnizim të rregullt me ujë të pijshëm për të gjithë konsumatorët, në veçanti gjatë sezonit të verës.

“ARRU po ashtu ka inkurajuar ofruesit e shërbimeve të ujit që të rrisin përpjekjet për të nënshkruar kontratat e shërbimit (për ujë dhe ujëra të ndotur) me të gjithë konsumatorët, si mekanizëm për të zvogëluar keqpërdorimet e ujit dhe rastet e kyçjeve të pa autorizuara në rrjetin publik”, përfundon njoftimi. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi

Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi

Ekonomi
Një epokë e re e transformimit digjital:  IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV

Një epokë e re e transformimit digjital: IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV

IPKO
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki

Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki

Edil Project
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center

Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center

Emona Center
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

IP Petrol
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Kalo në kategori