Sipas ekonomistëve, investitorët, pronarët e bizneseve dhe konsumatorët duhet të dëgjojnë mesazhin e fortë që po jep lakorja e përmbysur e rendimentit të bonove të thesarit, në lidhje me parashikimet e ardhshme ekonomike.
Profesori Campbell Harvey ka theksuar se njerëzit nuk duhet të presin për rënien e plotë ekonomike që ajo paralajmëron, para se të marrin masa parandaluese.
“Kjo është koha kur duhet të reflektohet mbi strategjinë e së ardhmes. Është e lehtë të menaxhosh pasuritë kur ekonomia lulëzon, ama shumë më e vështirë ta bësh këtë në një pikë kthese. Është më mirë të kesh një plan rezervë sesa të gjendesh në një situatë ku recesioni godet dhe duhet të improvizosh”, tha Harvey Josh Brown, CEO dhe bashkë-themelues i Ritholtz Wealth Management, përcjell Telegrafi.
Harvey ka udhëhequr punën në kërkime mbi përmbysjet e papritura të lakorja së rendimentit, të cilat ndodhin kur bonot afatshkurtra të thesarit janë më të larta se ato afatgjata. Gjatë hulumtimit të tij, publikuar për herë të parë në vitin 1986, ai zbuloi se një përmbysje midis bonove tre mujore dhe 10-vjeçare ka sinjalizuar shtatë recesionet e kaluara që nga viti 1950. Në atë pikë, kishte pasur katër raste të bëra realitet dhe që prej asaj kohe, kanë ndodhur edhe tre të tjera.
Aktualisht, një pjesë e kurbës u përmbys në mars, pastaj u bë edhe më e ulët në maj, nivel në të cilin ka qëndruar që prej asaj kohe. Harvey është shprehur se, kur kurba mbetet e përmbysur për tre muaj me radhë, kohëzgjatja do të thotë se treguesi është “kambanë alarmi” për një recesion.
“Kjo nuk është normale, është diçka që parashikon kohë edhe më të këqija. Realisht kthimi nuk është tregues i rastësishëm, pasi ai sinjalizon për rënien të vazhdueshme edhe për gjashtë deri në 18 muaj në të ardhmen. Kështu bizneset reagojnë ndaj tij, duke vonuar planet e shpenzimeve derisa të kalojë stuhia”, shprehet ai.
Nga ana tjetër, zyrtarët e Rezervës Federale e konsiderojnë kurbën e përmbysur si një kontribut në mënyrën se si ata vlerësojnë ekonominë.
“Kur lakorja është përmbysur, ne përqendrohemi me shumë kujdes tek ajo, pasi diçka nuk shkon në rregull, nëse për një periudhë të zgjatur kohe ajo qëndron në një gjendje të tillë”, kështu është shprehur shefi i Rezervës Federale, Jerome Powell. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKush është vajza biznesmene që po pushton tregun muzikor?
3, 2, 1 - Volvo gati për ty!
Kosova përfiton 90 milionë euro nga Banka Botërore
B&M ofron Trajnim dhe certifikim për Operuesit e Vinçave, Auto Vinçave, Pirunierëve, Ashensorëve të ndërtimit
Mesazhet iraniane ulën çmimet e naftës në tregun botëror
24 orë na ndajnë nga ngjarja e madhe Halving në Bitcoin
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua
Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel