LAJMI I FUNDIT:

Paralajmërohet largimi i familjeve që nuk janë raste sociale

Paralajmërohet largimi i familjeve që nuk janë raste sociale

Komuna e Prishtinës do ti largojë nga banesat e ndara në lagjen “Bregu i Diellit” të gjitha ato familje që nuk janë raste sociale, për ti zëvendësuar me ato familje që janë në nevojë.

Kështu është bërë e ditur në një konferencë për media të Komunës së Prishtinës.


Dren Kukaj, drejtor i Pronës, tha se është marrë një vendim për largimin e familjeve në “Bregun e Diellit”, të cilat nuk janë raste sociale.

Ai tha se ky vendim është marrë në mënyrë që të zëvendësohen me familjet që janë në nevojë.

Ndërsa, Arben Vitia, drejtor i Shëndetësisë, tha se në lagjen “Hajvalia” do të përfitojnë 50 familje, ku kanë aplikuar 330 familje.

Ai njoftoi se deri tani janë bërë 94 inspektime në familjet të cilat kanë aplikuar. /Telegrafi/