LAJMI I FUNDIT:

Paralajmërohen ndryshime në Udhëzimin Administrativ për arkat fiskale

Paralajmërohen ndryshime në Udhëzimin Administrativ për arkat fiskale

Ministri i Financave, Avdullah Hoti ka paralajmëruar ndryshimin e sërishëm të Udhëzimit Administrativ për arkat fiskale, raporton TV Arta.

Ai ka thënë se kjo pritet të ndodh shpejt, por nuk ka pranuar të jap detaje për këtë çështje.


Këto komente u bënë në konferencën për media të mbajtur në Odën Ekonomike të Kosovës ku është diskutuar pa praninë e medieve problemet e ndryshme që bizneset i kanë dhe që të njëjtat ua kanë prezantuar ministrave Bajrami dhe Hoti.

Dy ministrat kanë thënë se do të mundohen që të zgjidhin të gjitha kërkesat që bizneset ua kanë bërë. Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami ka deklaruar se janë në konsulta me Komisionin Evropian për dy projekte të mbështetjes së bizneseve.
Ajo ka deklaruar se gjithashtu pritet të hyjnë në diskutime me Bankën Evropiane për Investime dhe BERZH-in për ndërtim të zonave të lira ekonomike.

E njëjta ka folur edhe për çështjen e ligjit të naftës, për të cilin ka thënë se është e gatshme ta ndryshoj nëse shumica e deputetëve e kërkojnë një gjë të tillë. Në takim kryetari i OEK-ut, Safet Gërxhaliu ka bërë të ditur se janë marrë vesh me ministrat rreth unifikimit të bizneseve me qëllim të lehtësimit të procedurave burokratike. /Telegrafi/