LAJMI I FUNDIT:

Paralajmërimi për përhapje të fruthit, në Kosovë nuk është raportuar asnjë rast deri më sot

Paralajmërimi për përhapje të fruthit, në Kosovë nuk është raportuar asnjë rast deri më sot

Gjatë vitit të kaluar në Evropë pati shpërthim të rasteve të fruthit. Kështu bëri të ditur Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Zyrtarët shëndetësorë paralajmëruan se rastet janë në rritje, dhe se nevojiten masa emergjente për të parandaluar këtë përhapje.

Ndërkaq rastet e fruthit raportohet se kanë prekur edhe Shqipërinë. Siç raportojnë disa media atje 11 fëmijë janë prekur nga fruthi, dhe se këto raste janë në Tiranë dhe Durrës.


Sipas raportimeve gjendja shëndetësore e fëmijëve të prekur është e mirë.

E situatë më e qetë ndodhet në Kosovë. Në vendin tonë zyrtarisht nuk ka asnjë rast të lajmëruar sa i përket fruthit.

OBSH: Rritja e rasteve të fruthit brengosëse në Evropë
Lexo po ashtu OBSH: Rritja e rasteve të fruthit brengosëse në Evropë

Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin, Arben Vishaj drejtor i Klinikës Infektive në QKUK.

“Deri më sot nuk kemi ndonjë rast të raportuar”, tha ai.

Sipas OBSH-së më shumë se 30 mijë njerëz janë infektuar në vitin 2023, për dallim nga viti 2022 kur ishin regjistruar 941 raste.

OBSH beson se arsyeja kryesore është se fëmijët janë vaksinuar më pak kundër kësaj sëmundje, gjatë pandemisë së COVID-19.

Fruthi është një infeksion viral i sistemit respirator. Fruthi është një nga sëmundjet më ngjitëse në botë. Fruthi përhapet nga kollitja dhe teshtitja, kontakti i afërt ose i drejtpërdrejtë me sekrecionet e hundës ose të fytit, 4 ditë para dhe pas skuqjes.

Virusi mbetet aktiv dhe ngjitës në ajër ose në sipërfaqet e infektuara deri në 2 orë.

Virusi shkakton temperaturë të lartë, ethe, rrjedhje hundësh, kollë, sy të skuqur dhe të përlotur dhe njolla të vogla të bardha në mukozën që vesh zgavrën e gojës. Skuqje në fytyrë, trup, duar dhe këmbë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Lajme
“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit

“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit

Lajme
Gazetari i BBC-së flet për përgjigjen e Ibrahim Rugovës kur u pyet për UÇK-në

Gazetari i BBC-së flet për përgjigjen e Ibrahim Rugovës kur u pyet për UÇK-në

Lajme
Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike

Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike

Lajme
Presidentja fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, LDK konfirmon pjesëmarrjen

Presidentja fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, LDK konfirmon pjesëmarrjen

Lajme
Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lajme
Kalo në kategori