LAJMI I FUNDIT:

Paralajmërimi i kompanisë ‘Pastrimi’: Do të filloj procedimi i klientëve borxhlinj në procedurë përmbarimore

Paralajmërimi i kompanisë ‘Pastrimi’: Do të filloj procedimi i klientëve borxhlinj në procedurë përmbarimore

Kompania Regjionale e Mbeturinave “Pastrimi”, ka paralajmëruar gjithë borxhlinjtë.

Në njoftimin e tyre thuhet se, nga 15 shtatori do të fillojë procedimi i klientëve borxhlinj në procedurë përmbarimore te përmbaruesit privat.


“Njoftohen të gjithë klientët se duke filluar nga data 15 shtator 2020 do të filloj procedimin e klientëve borxhlinj në procedurë përmbarimore te përmbaruesit privat, (kjo vlen për konsumatorët me borxhe të akumuluara ndër vite). Inicimi i kësaj procedure përmes Përmbaruesve Privat do të krijonte shpenzime shtesë dhe do të vështirësonte përmbushjen e obligimit te qytetarëve duke paguar taksën shtesë”, ka njoftuar kompania. /Telegrafi/