LAJMI I FUNDIT:

Paralajmërimi i ashpër për puçistët në Mianmar: Do të përfundoni sikur Muammar Gaddafi apo Saddam Hussein

Paralajmërimi i ashpër për puçistët në Mianmar: Do të përfundoni sikur Muammar Gaddafi apo Saddam Hussein

Ushtria e Mianmarit është paralajmëruar se mund ta pret fat i njëjtë me atë të Saddam Hussein apo të Muammar Gaddafi, nga frika se vendi do të mund të futej në “luftën më të madhe qytetare” në historinë e këtij vendi, shkruan Sky News.

Kombet e Bashkuara thonë se nga puçi i 1 shkurt janë vrarë 138 demonstrues, përfshirë të paktën 39 gjatë të dielës së kaluar, që është dita më e përgjakshme që kur ushtria ka marrë pushtetin, transmeton Telegrafi.


Dr. Sasa, i dërguar special i parlamentit të shpërbërë demokratik pranë Kombeve të Bashkuara, ka thënë për Sky News, se nëse gjakderdhja vazhdon pa ndonjë veprim të fuqishëm të bashkësisë ndërkombëtare, populli i vendit do të detyrohet të mbrohet.

I është bërë apel gjeneralëve që udhëheqin me vendin, që të tërhiqen, të lirojnë të burgosurit dhe t’i kthehet demokracia Mianmarit.

Nëse një gjë e tillë nuk ndodhë, është parashikuar se do të përfundojnë sikur Muammar Gaddafi, Saddam Hussein apo Osama bin Laden – “të arrestuar apo vrarë”.

Koloneli Gaddafi është kapur dhe vrarë në tetor të vitit 2011, Saddam Hussein është vrarë në dhjetor të vitit 2006, kurse ish-lideri i organizatës terroriste Al Qaeda, është vrarë gjatë një aksioni ushtarak të Shteteve të Bashkuara të realizuar më 2011.

Dr. Sasa ka thënë se India, Kina, SHBA-të, Britania e Madhe, Evropa dhe shtetet fqinje në juglindje të Azisë, duhet të punojnë bashkë për t’i bërë presion gjeneralëve që kanë marrë kontrollin mbi Mianmarin.

Mianmari ka tërhequr ambasadorin nga Britania e Madhe pasi kishte bërë thirrje për lirimin e lideres së arrestuar Aung San Suu Chi.

“Nëse nuk formohet koalicioni ndërkombëtar në Mianmar, kjo do të sjell luftën më të madhe qytetare që ndonjëherë është parë në këtë vend”, ka thënë ai.

“Më nuk kemi nevojë për deklarata. Nuk na duhen fjalët. Kemi nevojë për veprime. Për këtë kërkojmë bashkësinë ndërkombëtare. Mendoj në sanksione të koordinuara, të ashpra dhe me qëllim të pastër sikurse edhe sanksione diplomatike, ekonomike dhe politike”, ka shtuar ambasadori.

Ushtria e Mianmarit pretendoi gjatë muajit të kaluar se është detyruar ta marrë nën kontroll vendin dhe të shpall gjendjen e jashtëzakonshme, si përgjigje ndaj pretendimit për mashtrim në zgjedhjet e nëntorit.

Nga puçi, demonstruesit janë koncentruar në lëvizje paqësore, por Dr. Sasa ka thënë se shumë prej tyre kanë humbur shpresën se do të ketë qfarëdo ndihme nga jashtë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
I ndodhë sërish Aleksandar Vulinit, filmohet në Kuvendin e Serbisë duke “folur dhe grindur me veten”

I ndodhë sërish Aleksandar Vulinit, filmohet në Kuvendin e Serbisë duke “folur dhe grindur me veten”

Serbia
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Evropa
Samiti i paqes për Ukrainën: Çfarë është dhe a do të jetë Rusia pjesë e tij?

Samiti i paqes për Ukrainën: Çfarë është dhe a do të jetë Rusia pjesë e tij?

Botë
Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Evropa
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Babai nga New Jersey detyronte të birin 6-vjeç të vrapojë në “treadmill” sepse besonte se ishte “shumë i plotë – 12 ditë më vonë vogëlushi ndërron jetë nga abuzimi “kronik”

Babai nga New Jersey detyronte të birin 6-vjeç të vrapojë në “treadmill” sepse besonte se ishte “shumë i plotë – 12 ditë më vonë vogëlushi ndërron jetë nga abuzimi “kronik”

Amerika
Kalo në kategori