LAJMI I FUNDIT:

Paralajmërimet për stuhi dhe rrufe, IHMK-ja jep instruksione se si duhet vepruar në këto raste

Paralajmërimet për stuhi dhe rrufe, IHMK-ja jep instruksione se si duhet vepruar në këto raste

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka njoftuar se ditëve të fundit janë paraqitur reshje të shumta nëpër disa pjesë të vendit, të përcjella me shkarkime rrufesh.

Ndaj, IHMK-ja ka dhënë disa instruksione se si duhet vepruar gjatë situatave të tilla.


“Rreziku gjatë stuhive, kërcënohet nga erërat dhe reshjet shumë të forta, goditjet nga rrufetë dhe breshëri”, thuhet në njoftimin për media.

Pas paralajmërimeve për mot të ligë, Komuna e Prishtinës apelon te qytetarët për kujdes
Lexo po ashtu Pas paralajmërimeve për mot të ligë, Komuna e Prishtinës apelon te qytetarët për kujdes

Gjatë stuhive të mëdha, instituti rekomandon që nëse ndodheni brenda të merrni masat e mëposhtme:

-Siguroni të gjitha pajisjet që mund të fluturojnë larg për shkak të erës së fortë ose shiut të fortë dhe të cilat mund të shkaktojnë dëme materiale ose dëmtim të njerëzve

-Siguroni dritaret dhe dyert e jashtme duke i mbyllur të gjitha ato

-Shmangni kontaktin me rubinetet e kuzhinës dhe banjës, radiatorët dhe objektet e tjera metalike, pasi ato janë përçues të mirë.

Nëse jeni jashtë, ndiqni këto udhëzime:

-Qëndroni larg çdo strukture të lartë (shtyllat, kullat etj.) dhe mbani në mend se distanca e sigurt është e barabartë me lartësinë e strukturës

-Shmangni strukturat e larta, pemët e larta, gardhet, kabllot telefonike dhe linjat e energjisë

-Përpiquni të gjeni strehë në një ndërtesë ose në një makinë, dhe nëse kjo nuk është e mundur atëherë uluni në tokë

-Shmangni qëndrimin pranë ndërtesave ose makinave në të cilat nuk mund të futeni për strehim

-Nëse jeni në pyll, mbroni veten nën degët e pemëve të ulëta – kurrë mos qëndroni nën një pemë të larta në vend të hapur

-Shmangni kufirin midis pyllit dhe hapësirës së hapur, preferoni të futeni në pyll

-Shmangni fushat e hapura, majat dhe shpatijet malore, brigjet, kanalet apo vende tjera të lagështa

-Mos e kaloni ujin, mos notoni

-Mos mbani në duart tuaja një ombrellë ose sende tjera përçuese metalike (shkop golfi, shufra peshkimi, etj.)

-Shmangni të qenit afër objekteve metalike, biçikleta, pajisje kampingu, etj

-Mos qëndroni në këmbë, mblidhuni ose të paktën të përkuleni, pa prekur tokën me duart tuaja, dhe nëse jeni në një grup mbani një distancë prej 5 metrash mes jush.

Nëse gjendeni në makinë gjatë një stuhie të fortë:

-Ndaloni makinën pranë rrugës larg linjave të energjisë dhe pemëve që mund të bien mbi makinë

-Qëndroni në makinë dhe ndizni dritat e pozicionit derisa të kalojë stuhia

-Mbyllni dritaret dhe mos prekni objektet metalike në makinë

-Shmangni rrugët e përmbytura

Distancën nga stuhia mund të vlerësoni përmes hapave të mëposhtëm:

-Llogarisni kohën në mes të vetëtimës dhe bubullimës në sekonda

-Kohën e llogaritur ndajeni në tre, për të llogaritur distancën e stuhisë në kilometra

“Kjo distancë është indikative sepse stuhitë mund të shfaqen shumë shpejt në zonën tuaj. Merrni çfarëdo veprimi që është i nevojshëm para se stuhia të godasë zonën tuaj. Mbani në mend të gjitha rregullat e lartpërmendura të cilat mund ta rrisin sigurinë dhe ta ulin rrezikun e dëmtimit dhe humbjeve të mundshme.  Shkarkimet atmosferike janë të rrezikshme, të paparashikueshme dhe siguria asnjëherë nuk garantohet absolutisht”, thuhet mes tjerash. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Deklarimi i pasurisë së Kurtit, Miftaraj thotë se ai po investon në Norvegji

Deklarimi i pasurisë së Kurtit, Miftaraj thotë se ai po investon në Norvegji

Lajme
Vëllai i Rrustem Llapit flet për vrasjen e serbit në Gjermani: Është zënë diçka ngushtë Rrusta, ai as shijen e alkoolit nuk e di

Vëllai i Rrustem Llapit flet për vrasjen e serbit në Gjermani: Është zënë diçka ngushtë Rrusta, ai as shijen e alkoolit nuk e di

Lajme
“Shko atje ku ka deve, kjo tokë është Evropë” – përplasje e ashpër mes Kelmendit dhe Shalës

“Shko atje ku ka deve, kjo tokë është Evropë” – përplasje e ashpër mes Kelmendit dhe Shalës

Lajme
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
Gjendet 12-vjeçari nga Shtimja që ishte raportuar i humbur

Gjendet 12-vjeçari nga Shtimja që ishte raportuar i humbur

Lajme
Dritëhije mbi kërkesën e Prokurorisë së Tiranës për pushimin e çështjes për bashkëshortin e ministres Ibrahimaj

Dritëhije mbi kërkesën e Prokurorisë së Tiranës për pushimin e çështjes për bashkëshortin e ministres Ibrahimaj

Lajme
Kalo në kategori