LAJMI I FUNDIT:

Pas paralajmërimeve për mot të ligë, Komuna e Prishtinës apelon te qytetarët për kujdes

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka parashikuar që këtë të mërkurë do të ketë mot me vranësira.

Sipas institutit, vranësirat gjatë ditës do të intensifikohen duke u shoqëruar me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh, të cilat do të përcillen me erëra të forta.

Një mot i tillë parashihet të mbajë edhe të enjten dhe të premten.

Andaj, Komuna e Prishtinës ka apeluar te qytetarët që të kenë kujdes gjatë qarkullimit.

“Mos qëndroni pranë një peme ose afër ndonjë shtylle. Qëndroni larg objekteve të larta. Ju lutemi të keni kujdes të shtuar dhe të paraqitni çdo problem apo shqetësim në numrat e telefonit pa pagesë 📞0800 1 22 33 dhe 0800 1 22 44!”, kanë thënë nga komuna. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Kalo në kategori