Nga: Simon Heffer / The Telegraph
Përkthimi: Telegrafi.com
Nga Virginia Woolf u largova, pasi në universitet më detyronin që me zor ta lexoja. Për ta kuptuar gjenialitetin e veçantë të Woolfit, kur ti je 19-vjeç, duhej një lloj i mendësisë së veçantë – diçka që unë nuk e kisha. Pasi i lexova tri ose katër nga romanet e saj, arrita në përfundimin se ishte e çmendur – se në të vërtetë ishte një grua e gjorë. Gjithashtu, ata akademikë që më së shumti u angazhuan me punën e saj, dukej se ishin në të njëjtën linjë të degëzimit të problemeve psikologjike për çfarë, supozoj unë, jepeshin shumë pas asaj.
Jam gati ta botoj një histori të Britanisë së viteve 1920 dhe 1930 dhe, duke dashur që ta nderoj, po e lexoj çdo fjalë të letrave dhe të ditarëve të Woolfit nga ajo periudhë. Por, u ktheva edhe te i vetmi prej romaneve të saj që kam admiruar: Zonja Delouej [Mrs Dalloway], botuar në vitin 1925. Kishin kaluar më shumë se 40 vjet nga koha që e kisha lexuar dhe, mjerisht, pavarësisht nga disa pjesë të tepërta, të metave të tij – fiksimi ndaj vetvetes, tensioni mbytës, autobiografia e maskuar e një gruaje aq të brishtë saqë është e habitshme se si nuk këputet përgjysmë – ende e nxit ndjeshmërinë time. Kjo nuk ka pak rëndësi. Por, duke kërkuar që ta vlerësoj gjendjen aktuale të admirimit kritik, zbulova një faqe të mrekullueshme interneti të quajtur booktriggerwarnings.com. Merret me rreziqet psikologjike të asaj që, me naivitet, e kisha menduar se ishte vetëm një përshkrim i një dite në jetën e një gruaje mjaft të trishtuar të klasës së mesme të lartë, në Londrën e viteve 1920.
Ata me probleme nervore janë njoftuar me paralajmërimet – si në vazhdim – për znj. Delouej: “Shtrim i detyruar psikiatrik (kërcënim); halucinacione; stres post-traumatik; racizëm (periudha tipike) … veçanërisht në lidhje me Indinë dhe Azinë Lindore; ide vetëvrasëse [Më duhej ta shikoja dhe gjeta se donte të thoshte “formim i ideve ose koncepteve”]; vetëvrasje.” Është e habitshme, në retrospektivë, që unë dhe bashkëkohësit e mi mbijetuam duke e studiuar romanin, gjithë ato vite më parë; megjithëse mund të përpilohen listat e ngjashme absurde të paralajmërimeve, për pothuajse çdo vepër tjetër letrare, duke filluar me Noddy Goes e deri Toyland.
Klarisa Delouej (një lexim feminist i romanit sugjeron se quhet Zonja Delouej, për ta theksuar identifikimin e saj formal dhe represiv ndaj burrit) jeton në Uestminster dhe në mbrëmjen e ditës në të cilën zhvillohet ngjarja, do të mbajë një festë. Është qershori i vitit 1923 dhe, siç shkruan Woolf, “lufta kishte mbaruar”. Ky është çelësi i romanit; bëhet fjalë për efektet e vazhdueshme në shoqëri, dhe te individët, të luftës që kishte përfunduar gati pesë vjet më parë.
Derisa përgatitet për festën e saj, një dashuri e vjetër, Piter Uolsh, vjen për ta vizituar, gjë që trazon Klarisën. Ajo më me qejf do të ishte martuar me të, pavarësisht se ishte ai i paparashikueshëm, e jo me Riçard Delouejin që ishte i sigurt dhe i mërzitshëm. Gjithashtu reflekton prirjet e saj lezbike dhe një vajzë me të cilën kishte rënë në dashuri kur ishte e re. Në rrugën e tij për në festë, në park Uolshi e sheh veteranin e luftës të lënduar nga predha, Septimus Uoren Smith. Ai po vuan venga halucinacionet, kryesisht për shokun e tij që i vdiq në konflikt, dhe më vonë atë ditë pranohet në çmendinë. Preferoi të vrasë veten duke u hedhur nga dritarja, diçka që Klarisa, e cila kërkon kuptimin në çdo veprim, e sheh si veprim të mrekullueshëm. Woolf do të vrasë veten, 16 vjet më vonë.
Ndonjëherë stili i prozës mund të jetë aq i zhvilluar saqë të duket i ndikuar, pasi Woolf zhvillon rrjedhat e ndërgjegjes së personazheve të ndryshëm të asaj dite të veçantë. Megjithatë, paragrafët hapës të zonjës Delouej paraqesin shembullin më të ngazëllyer të prozës si poezi, teksa heroina shetitet nëpër Uest-End duke bërë pazarin në minutën e fundit.
Teksa kalon Rrugën “Viktoria”, thotë narratori, Klarisa e kupton se:
Në sytë e njerëzve, në lëkundjet e tyre, në hapat e shpejtë dhe të ngadalshëm; në zhurmë dhe rrëmujë; në qerre, vetura, autobusë, kamionë, njerëzit e reklamave që tërheqin këmbët zvarrë dhe sillen; në instrumentet frymore, në tingull; në fitore dhe në pyll dhe në këngën e çuditshme të zëshme të ndonjë aeroplani lart, është ajo që çfarë kërkon; jeta, Londra, ai moment qershori.
Premton se, pavarësisht gjithçkaje, libri do të ketë – nëse jo një fund të lumtur, atëherë të paktën frymëzues. /Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kur Ibrahim Krajkova ishte 18 vjeç: Koha kur u martova dhe u bëra serioz

Thënie të Fyodor Dostoyevskyt: Jo forca, por bukuria e vërtetë do ta shpëtojë botën

Paratë e fituara me djersë

Harta e shteteve të Evropës, gjatë 2400 vjetëve

William Shakespeare dhe pesë mite për dramaturgun më të madh në histori

Qyteti me rrugën më të “mençur” në botë!

Lokacioni ideal, ajri i pastër dhe shtëpia e ëndrrave tuaja – kjo ofertë është e duhura për ty! ID-234

Banesa me 57.83m² në Prishtinë është vënë në shitje – pamje mahnitëse dhe opsione të lira pagese! ID-233

SUPER ZBRITJE në tokën me 67.8 ARI me qera në Trudë të Prishtinës – mund të ndahet në tri parcela ID-187

Penthouse luksoz me pamje të mrekullueshme – gjeni vendbanimin e ëndrrave tuaja! ID-232

Kjo tokë afër aeroportit me sipërfaqe 34 ARI është vënë në shitje – mundësia perfekte për zhvillimin e biznesit tuaj ID-231

Zbuloni sekretin e bukurisë me peptide të kolagjenit Naturagen – tash me 50% në Telegrafi Deals

Stil, funksionalitet dhe zbritje – ofertat në Telegrafi Deals nuk kanë të ndalur

Shfrytëzo ofertën – blej me zbritje maicën në Telegrafi Deals

Syze Hugo Boss ekskluzivisht me zbritje në Telegrafi Deals

Edhe mirë edhe lirë – atlete Puma me zbritje në Telegrafi Deals
Më të lexuarat

UEFA gjobit Shqipërinë me 44 mijë euro për ekseset në ndeshjen ndaj Polonisë, i jep edhe pesë paralajmërime

Arsenalit iu desh të ndryshonte emrin e stadiumit në Ligën e Kampionëve, arsyja është shumë interesante

Analisti serb mbron Kurtin: Lajçaku ka bërë shumë gabime

"Çfarë po bën ai në ekipin tonë", tifozët shpërthejnë me komente pas një gabimi trashanik nga Barcelona

Përplasja Rama-Rusi, ambasadori Ferit Hoxha: Pa përfunduar dialogu, vështirë se Kosova do të jetë e barabartë në OKB

Publikohet traileri për dokumentarin e Beckham, nëna e tij shqetësohej se do të humbte gjithçka për shkak të Victorias