LAJMI I FUNDIT:

Paralajmërim për kosovarët që udhëtojnë në Shqipëri: Kujdes, ju merret patenta (Video)

Paralajmërim për kosovarët që udhëtojnë në Shqipëri: Kujdes, ju merret patenta (Video)

Një njësi e posaçme e policisë rrugore do të monitorojë çdo ditë akset kryesore të Shqipërisë.

Ajo do të varet drejtpërdrejt nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit dhe qëllimi është ndëshkimi i shkeljeve të rregullave të Qarkullimit Rrugor atje ku strukturat lokale kanë vështirësi për arsye njohje e familjariteti.


Po ashtu në fokus do të jetë goditja e shkeljeve të rënda si drejtimi i mjetit nën efekt alkooli, tejkalimet e shpejtësisë dhe parakalime e gabuara ne akset kryesore. Kjo njësi që udhëhiqet nga drejtori i policisë rrugore, do të ofrojë, trajnimi i pjesës tjetër të Policisë Rrugore.

Çdo dalje në terren shoqërohet nga një specialist i Drejtorisë së Policisë Rrugore.

Gjatë ditës së enjte, Njësia Operacionale për Sigurinë Rrugore ushtroi kontroll në rrugën e Kombit, nga Tuneli Kalimash deri në Morinë. U konstatuan shumë shkelje, të cilat janë faktori kryesor për ndodhjen e aksidenteve  rrugore.

Pajisja me radarë të fjalës së fundit bëri të mundur konstatime të tejkalimit të shpejtësisë në kufijtë 130 deri 170 kilometra në orë, disa herë më të larta se sa normat e lejuara.

Për këtë, u pezulluan plot 98 patenta,  nga të cilat 63 u përkasin shtetasve të huaj. Njësia Operacionale për Sigurinë Rrugore gjatë kësaj jave ka operuar në disa rrethe të vendit, ku në total janë pezulluar 254 leje drejtimi për tejkalim te normave të lejuara të shpejtësisë. Kontrollet do të jenë të vazhdueshme, dhe njësia do të spotohet në vende të ndryshme. /tch/

Në trend Lajme

Më shumë

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori