LAJMI I FUNDIT:

Parada e FSK-së dhe Policisë (Foto/Video)

Parada e FSK-së dhe Policisë (Foto/Video)

E plotësuar: Pjesëtarët e FSK-së dhe Policisë së Kosovës  kanë përfunduar parakalimin në sheshin e Prishtinës.

Ata u duartrokitën nga turma që ishte mbledhur për ta parë krenarinë e shtetit.

Më poshtë iu sjellim pamje përmes fotografive nga ky parakalim:

E plotësuar: Gjenerallejtënant Rrahman Rama thotë se Forca e Sigurisë së Kosovës është e gatshme dhe e përgatitur që të hyjë në NATO.

Ai ka deklaruar se Forca e Sigurisë është në shërbim të plotë të qytetarëve dhe në dispozicion për çdo urdhër të lartë.

Rama është shprehur optimist që FSK së shpejti do të kthehet në Ushtri të Kosovës.

E plotësuar: Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi:

‘Jemi bashkuar sot për të shënuar 10 vjetorin e krijimit të shtetit të Kosovës. Breza të tërë që flijuan gjithçka që të bëjmë shpalljen e shtetit të Kosovës më 17 shkurt 2008.

Rrugëtimi ynë drejt lirisë e pavarësisë ka qenë i vështirë, i mundishëm. Herën e fundit kur kishim një paraklim të FSK-së ishte para 4 vitesh ku FSK kishte kryer të gjitha detyrat për transformim në Forca të Armatosura. Jam i vendosur që shtetin e Kosovës ta bëjmë me ushtri dhe atë sa më shpejt të jetë e mundur’, ka thënë Thaçi.

…..Në sheshin “Nëna Terezë” dhe “Zahir Pajaziti” të Prishtinës, parakaluan kuadratet e të gjitha njësive të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Policisë së Kosovës dhe Shërbimit Korrektues të Kosovës.

E plotësuar: Delegacione nga shtete të ndryshme kanë parakaluar në sheshet e Prishtinës pas seancës solemne në Kuvendin e Kosovës.

Brohoritje të shumta pati kur kaluan edhe William Walker e kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.

Pas pak, pritet të parakalojnë Forcat e Sigurisë dhe Policia e Kosovës.

Këto aktivitete po mbahen me rastin e dhjetëvjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Parada e FSK-së dhe Policisë (Drejtpërdrejt)

Për nder të 10-vjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës, parakalon Forca e Sigurisë së Kosovës dhe Policia e Kosovës.

Parakalimi i trupave të Forcës së Sigurisë së Kosovës pritet të fillojë në ora 13:00  në sheshet “Nëna Terezë” dhe “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Ndërkohë, ceremonia e parakalimit të FSK-së e cila ishte parashikuar të zhvilloj në ditën e shpalljes së Pavarësisë ajo u shty hatri i ndërkombëtarëve. Pasi këta të fundit kanë qenë pjesë e Konferencës së Sigurisë në Munih.

Parakalimi i FSK-së për çdo përvjetor është bërë tashmë traditë që nga viti 2012, mirëpo kujtojmë se në vitin 2015 dhe 2017 nuk ka pasur parakalim të FSK-së nëpër sheshet kryesore./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Si ndikon dygjuhësia në zhvillimin neurokognitiv te fëmijët dhe roli i teknologjisë – shpjegon Pervizaj, mjeke Neuroshkencës Kognitive

Si ndikon dygjuhësia në zhvillimin neurokognitiv te fëmijët dhe roli i teknologjisë – shpjegon Pervizaj, mjeke Neuroshkencës Kognitive

Elfije Boletini
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Këshilli i Sigurimit i OKB-së refuzon serish propozimin rus të diskutohet për sulmet ajrore të NATO-s mbi Serbinë

Këshilli i Sigurimit i OKB-së refuzon serish propozimin rus të diskutohet për sulmet ajrore të NATO-s mbi Serbinë

Lajme
Kalo në kategori