Në katër komunat e banuara me shumicë serbe në pjesën veriore të Kosovës (Zveçan, Leposaviq, Mitrovicë e Veriut dhe Zubin Potok), 3,691 biznese të profileve të ndryshme janë të regjistruara në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.
Mirëpo, nuk ka ndonjë të dhënë zyrtare se sa nga to janë aktive dhe a janë të pajisura me pajisje elektronike fiskale.
Potenciali i këtij sistemi është që të regjistrojë të gjitha hyrjet dhe daljet, rrjedhimisht tatimet e obliguara për të paguar në Administratën Tatimore të Kosovës (ATK).
Afaristë nga veriu: Nuk jemi të gatshëm të pranojmë arka nga institucionet e Kosovës
Një biznesmen nga Komuna e Mitrovicës së Veriut, i cili nuk dëshiroi të identifikohet, tha se askush nuk i ikë pagesës së taksave, por fillimisht, siç tha ai, duhet të zbatohet marrëveshja e Brukselit.
Aktualisht, ai u shpreh se nuk është i gatshëm të pranojë pajisje fiskale të sistemit të Kosovës.
“Nëse nesër formohet Asociacioni i Komunave Serbe, atëherë le të shohim përmes komunitetit se si do të bëhet më tej, konkretisht kur bëhet fjalë për taksat dhe gjithçka tjetër që lidhet me taksat. Ne e presim atë absolutisht, sepse shumë gjëra nuk janë zgjidhur dhe ne nuk e dimë se si do të sillemi”, thotë ai.
Bytyqi-Sefa: Qasja në atë pjesë nuk është e lehtë
Në ATK pohojnë se zhvillimi i aktiviteteve zyrtare në atë pjesë nuk është proces i lehtë.
Valentina Bytyqi-Sefa, zëdhënëse në këtë institucion, tregon se administrata ka pasur aktivitete edhe në pjesën veriore, por jo aq sa duhet dhe aq sa ka nevojë. Inspektimet në atë pjesë, për shkak të sigurisë, në të shumtën e rasteve realizohen me mbështetje të Policisë së Kosovës.
“Duke marrë parasysh se nga ana e komunitetit atje ka pasur rezistencë ose hezitim që administrata ose një institucion i Kosovës të kryejë aktivitete, ne kemi sektorë të komunitetit serb, të cilët zhvillojnë aktivitetin në atë pjesë dhe kemi të hyra nga ajo pjesë”, thekson ajo për REL.
Edhe pse ende nuk ka një përgjigje të saktë nga administrata se sa biznese janë aktive dhe sa janë të fiskalizuara, Bytyqi-Sefa shprehet se nga muaji janar deri në muajin shtator të këtij viti, vlera e tatimeve të marra nga këto biznese, pa kontribute pensionale, është 810 mijë euro.
Në rast të mosinstalimit të pajisjeve elektronike fiskale, sipas Ligjit për ATK-në, çdo person i nënshtrohet një ndëshkimi administrativ prej një mijë euro për çdo shkelje të tillë.
Bytyqi-Sefa, ndërkaq, vlerëson se qasja e administratës do të jetë edhe më e vështirë në komunat e banuara me shumicë serbe, pas aksionit të fundit të Policisë dhe Doganës së Kosovës.
Edhe zyrtarë të Doganës së Kosovës, disa herë kanë thënë se pjesa në veri të Kosovës, që kufizohet me Serbinë, konsiderohet si zona më e prekur nga kontrabanda.
Policia dhe Dogana e Kosovës gjatë një aksioni kundër kontrabandës së mallrave, të zhvilluar më 13 tetor në disa rajone të Kosovës – përfshirë edhe komunat në veri – sekuestruan mallra dhe dëshmi të tjera në vlerë qindra mijëra euro.
Por, ky aksion u prit me protesta dhe bllokada nga qytetarët në Mitrovicë të Veriut dhe Zveçan.
Tahiri: Veriu është oazë e korrupsionit dhe kontrabandës
Procesi i vendosjes së arkave fiskale në Kosovë ka filluar në vitin 2010 dhe qëllimi nga Administrata Tatimore e Kosovës ishte evitimi i evazionit fiskal.
Në raportet vendore dhe ndërkombëtare në vazhdimësi theksohet se ekonomia joligjore në Kosovë është më shumë se 30 për qind e bruto produktit vendor, që përkthyer në shifra është rreth 1.8 miliardë euro në vit.
Isa Tahiri, profesor i Ekonomisë në Universitetin e Mitrovicës, thekson se vendosja e arkave duhet të realizohet te të gjitha bizneset në territorin e Kosovës, pavarësisht në cilin vend operon.
Sipas tij, përmes shmangies së lëshimit të kuponëve fiskalë, krijohet konkurrencë jo e drejtë, bizneset u ikin obligimeve tatimore duke krijuar evazion fiskal dhe dëmtim të buxhetit.
“Kur bizneset nuk janë të fiskalizuara, ato merren edhe me kontrabandë. Kjo është vërtetuar edhe nga aksioni i fundit i Policisë së Kosovës. Një produkt që hyn në formë të kontrabanduar, çmimi është shumë më i lirë edhe fitimi është dyfish më i lartë nga produktet që iu nënshtrohen tatimeve”, thekson ai.
Leverdia financiare e bizneseve për të operuar në këtë pjesë, sipas tij, është e madhe pasi përveç mospagesës së obligimeve tatimore, ato nuk paguajnë as energjinë elektrike dhe ujin e shpenzuar.
Fondi, rryma, uji…
Fondi Zhvillimor i Mirëbesimit është themeluar mbi bazën e Marrëveshjes së Brukselit të vitit 2013 për Doganat.
Sipas kësaj marrëveshjeje, paratë e mbledhura përmes mallrave që importohen në pikat kufitare në veri, përkatësisht në Jarinë dhe Bërnjak, të destinohen në Fondin për zhvillimin e katër komunave veriore: Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zubin Potokut dhe Zveçanit.
Ky fond, aktualisht, ka në dispozicion 2.5 milionë euro.
Qytetarët e komunitetit serb që jetojnë në pjesën veriore të Kosovës, që nga përfundimi i luftës, në vitin 1999 nuk paguajnë as faturat e rrymës dhe ujit të shpenzuar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëIk në Blue Fafa për vikend: Shijo pranverën e hershme buzë detit
Afër detit, afër mbretit - Mbreti i "Holiday In 2" po t'fton në fron
Po lulëzojnë ofertat n’BAU MARKET
Ftesë per ofertim "Punime në “Telework” dhe “Civilwork” në rrjetin e IPKO
Vizitoni destinacionet magjike me kompaninë kosovare gjatë gjithë verës
Dënohet me 25 vjet burg mashtruesi më i madh me kriptovaluta në SHBA
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Madam, stili jot lyp këpucë franceze?
E zezë klasike, krejt sytë n’ty
Papuçe që t’flen kama n’to- Porositni me zbritje në Telegrafi Deals
Kapni zbritjen – atletet Nike për meshkuj tash me zbritje në Telegrafi Deals!
Kur nuk blen për vete, nuk blen as për kojshi – që do të thotë shfrytëzoje zbritjen në Telegrafi Deals
Më të lexuarat
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia