LAJMI I FUNDIT:

Paraja dhe inteligjenca

Paraja dhe inteligjenca

Mediet, në veçanti ato elektronike, na joshin të harxhojmë paratë që nuk i kemi. Propaganda, reklamat kanë arritur të na bëjnë për vete, kanë arritur të depërtojnë në xhepat tanë, kanë arritur të manipulojnë me jetën tonë financiare

Abdirahim Idrizi
Poliklinika “Galaxy”
abdirahimidrizi@gmail.com

Qeveria, mediet, bankat, tregtarët e pandërgjegjshëm, na “mësojnë” se si ta jetojmë jetën tonë.

Bankat ofrojnë kartela të ndryshme dhe krejt çfarë duhet bërë është të nënshkruani. Banka ju ofron kredi me kushte “të volitshme”, me këste, lejojnë që edhe në minus të hyni në borxh, ju vetëm mermi mallin, ndërsa paratë nuk i keni.

Harxhimi në këtë rast është më i madh sesa që fitoni. Në këtë mënyrë futeni në borxh dhe detyroheni të paguani tërë jetën. Bankat, me anë të këtyre kartelave, të varfrit i varfërojnë edhe më shumë.

Shumë njerëz mendojnë se nëpërmjet marrjes së kredive i zgjidhin problemet e tyre. Ata ndihen të lumtur kur arrijnë të marrin me kredi një televizor, një veturë, apo ndonjë aparat tjetër të amvisërisë, pa menduar se këto vendime kanë kosto mbi vlerën e tyre reale.

Në të vërtetë mallrat e marra me kredi ata i paguajnë shumëfish më shumë. Bankat nëpërmjet këtyre kartelave, nëpërmjet kredive, nëpërmjet kamatave të larta që marrin, arrijnë pasuri të paimagjinueshme. Të gjithë këtë pasuri enorme dhe të gjitha shpenzimet e mirëmbajtjes së saj janë barrë e qytetarëve.

Ju mendoni se keni vepruar drejt kur keni marrë kredi. Në të vërtetë ju jeni futur në një kaos financiar ngase keni marrë kredi — borxh më tepër sesa që ju premtojnë mundësitë tuaja, ju nuk keni arritur t’i kontrolloni paratë tuaja dhe shpenzoni më tepër sesa që ju lejojnë mundësitë tuaja financiare.

Inteligjenca financiare nuk matet me atë se sa para fiton, por se sa para kursen, se sa vlejnë ato para për ju dhe për gjeneratat që vijnë pas jush.

Ju jeni i gatshëm dhe i aftë se inteligjenca e juaj financiare është ajo që është. Ju jeni ai që i udhëhiqni financat tuaja ashtu si mendoni dhe sa dini.

Koha është që ju të mendoni më ndryshe, më drejt, me inteligjencë afatgjate, për një kursim më ndryshe, e jo si deri më tani.

Problemi nuk është vetëm se sa fiton, por sa harxhon, sa kursen. Ne mendojmë se si të fitojmë sa më shumë. Por e vërteta është se sa më shumë fiton, aq më shumë edhe harxhon.

Nëse keni marrë para më shumë, para shtesë nga rroga, ju ato para nuk i llogaritni, nuk mendoni t’i kurseni, harxhoni pa nevojë. E vërteta është se paratë shtesë që vijnë papritur, nuk i kursen por shkon e i harxhon pa menduar shumë, për shembull blen veturë.

Dëshira është që të blini veturë më të shtrenjtë. Për të blerë veturë më të shtrenjtë keni nevojë për para shtesë, andaj shkoni e merrni kredi/borxh. Juve në këtë mënyrë do t’ju nevojitet që të vazhdoni ta paguani veturën, pra të vazhdoni të jeni edhe në borxh (të mos kishit fituar para shtesë, ju nuk do të kishit borxh!).

Prej këtij momentit ju financiarisht jeni shumë keq, gjendja e juaj është shumë më e keqe se që mendoni. Paratë shtesë janë arsye që ju merrni vendime për të blerë veturë. Më e mirë ishte gjendja e juaj financiare para se të fitonit para shtesë.

Në shoqërinë tonë është normale që të harxhojmë të gjithë atë rrogë që e fitojmë. Nëse vareni nga rroga, e harxhoni të gjithë atë dhe ndoshta nuk arrini të siguroni ekzistencën elementare.

Ka edhe më keq! Disa persona shkojnë edhe më tej. Harxhojnë paratë që nuk i kanë fituar, dhe pastaj është normale që ajo të pasqyrohet në nervozë, zënka në familje. Pasiguri për të ardhmen financiare… /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

Stil
A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se...
Si të flisni me njerëzit në botën e përtejme: Një kujtesë e të humburve që nuk mund të harrohen

Si të flisni me njerëzit në botën e përtejme: Një kujtesë e të humburve që nuk mund të harrohen

Lifestyle
Përse shumica qëndrojnë të martuar edhe pse nuk janë të lumtur – dhe nuk dashurohen

Përse shumica qëndrojnë të martuar edhe pse nuk janë të lumtur – dhe nuk dashurohen

Lifestyle
Tri shprehje të njerëzve me inteligjencë të lartë emocionale

Tri shprehje të njerëzve me inteligjencë të lartë emocionale

Lifestyle
Produkti i juaj i përditshëm që e merrni kudo me vete mund të jetë më i ndotur se tualeti

Produkti i juaj i përditshëm që e merrni kudo me vete mund të jetë më i ndotur se tualeti

A e dini se...
Kalo në kategori