LAJMI I FUNDIT:

Paragjykimet në epokën e modernizmit dhe post-modernizmit

Paragjykimet në epokën e modernizmit dhe post-modernizmit

Shumë më vështirë është të thyhet një paragjykim sesa një atom. Albert Einstein


Abdirahim Idrizi
Poliklinika “Galaxy”
abdirahimidrizi@gmail.com

Paragjykimet nuk janë karakteristikë e Mesjetës dhe e kolonializmit, por edhe e modernizmit. Ka të dhëna që na afron intelektuali i njohur botëror Roger Garaudy, i cili thotë se: “Kur në Algjeri kam dëshiruar t’i njoh traditat e lavdishme të kulturës dhe civilizimit arab, u ballafaqova me krimin e vërtetë të cilin kolonializmi e bëri kundër arsyes njerëzore”.

Në Algjeri, koloninë franceze të asaj kohe, pas Luftës së Dytë Botërore, Roger Garaudy pohon se ka hasur në veprën “Pasqyrë e shkurtër e politikës islame” në të cilën gjendet përkufizimi vijues i shkencës arabe: “Shkenca arabe, e cila ka shkuar në pakthim, paraqet, në të vërtetë, vetëm fragmente të mendimtarëve grekë të cilat i kanë përkthyer jehudët në Mesjetë” që paraqet pasqyrë tejet të shtrembër të realitetit.

Madje, Roger Garaudy pohon se në atë kohë “çdo tentim i ndriçimit të “ kontributit historik të kulturës arabe” përmban në vete reagim ndaj politikës arsimore kolonialiste… ”. Pra, nga një anë Islami injorohet e vetëm pjesërisht prezantohet dhe atë në mënyrë të shtrembër. Fjala vjen, fëmijët që nga klasa e dytë dhe e tretë, indoktrinohen me mitin se popujt perëndimorë janë superiorë ndaj atyre lindorë.

Bile edhe profesorët universitarë dhe mendimtarët e tjerë, në të gjitha fushat e universiteteve e arsyetojnë ndjenjën e superioritetit racor, ndonëse borgjezia perëndimore më së shpeshti arrin ta fshehë këtë racizëm duke i shumëfishuar nuancat e tij, gjë që ia bën të mundshme ta ruajë të paprekur proklamatën e saj për dinjitetin e madhërishëm njerëzor.

Ky racizëm i tyre perfid ndaj zezakut dhe ndaj arabit është racizëm përbuzës, racizëm përçmues. Mendimtari iranian M. Asadi, botëkuptimin perëndimor se njeriu është burim i të gjitha forcave e fuqive, në epokën e humanizmit e të renesancës dhe pas saj, e sheh si përgatitje të terrenit për teoritë racore ose territoriale, e ndër më të zëshmit në këtë aspekt janë Gubino, Renani, Niçe e të tjerë.

Mirëpo, për ilustrim do ta marrim një shembull konkret që ndodhi në Universitetin e Sorbonës, në shekullin XX, ku njëfarë M. D., e shkruan disertacionin me temën e qelizave të të zinjve përkundrejt atyre të të bardhëve. Një grup i profesorëve të njohur botërorë këtij farë M. D. ia ofroi titullin e duhur, pasi ai ka dëftuar se qelizat e trurit në kontekstin e njeriut të zi janë më të pakta ndaj atyre të të bardhit; ose, se kthesa e bishtit në qelizën e të ziut është më e shkurtër se ajo e të bardhit.

Paragjykimet europerëndimore janë në numër të shumtë, andaj nuk mund t’i numërojmë as për së afërmi, ndërsa shembujt e theksuar këtu shërbejnë vetëm si ilustrim se edhe në epokën e modernizmit dhe post-modernizmit ekzistojnë.

Paragjykime të tipit mesjetar, që kanë të bëjnë veçanërisht me strukturën e religjionit islam, me Islamin si, gjoja, religjion dhune, si religjion i sensibilitetit të shfrenuar, si religjion i gabueshëm. Përkatësisht, paragjykimet, në të shumtën, zënë fill në atë se Islami nuk është vetëm emërtim për religjionin, por edhe sinonim për shoqërinë që ka ndërtuar civilizim autokton e të veçantë.

Me të drejtë princ Çarlsi, duke pyetur e konstatuar se: “Është e çuditshme përse moskuptimet ndërmjet Islamit dhe Perëndimit duhet të vazhdojnë, kur ajo që i bashkon këto dy botë është shumë më e fuqishme se ajo që i ndan: monoteizmi, përkohësia, përgjegjësia, bota tjetër, respekti ndaj diturisë, mëshira ndaj të varfërve, rëndësia e jetës familjare, respekti ndaj familjes”.

Sipas tij: “Moskuptimet paraqiten kur nuk ia arrijmë të çmojmë se si të tjerët e shohin botën, historinë e saj dhe rolet tona përkatëse në të”. Më tej ai shton se: “Mënyra se si ne sot e shohim Islamin rezulton ta konsiderojmë si kanosje dhe rrezik, në Mesjetë si pushtues ushtarak, ndërsa në kohët më bashkëkohore si burim të mostolerancës, ekstremizmit dhe terrorizmit”, ndonëse “Islami mesjetar ishte një religjion i tolerancës së jashtëzakonshme për kohën e vet që u lejonte hebrenjve dhe të krishterëve t’i praktikojnë besimet e tyre të trashëguara, duke dhënë një shembull i cili fatkeqësisht për shumë shekuj me radhë nuk u kopjua në Perëndim”.

Mirëpo, aktualisht, më së shumti që i irriton perëndimorët është angazhimi dhe aktiviteti i myslimanëve, ndërsa duke i sintetizuar politikën, kulturën dhe religjionin, nga shumë çështje që bien në sy, ne do të vazhdojmë t’i shqyrtojmë, dhe të arrimë ujdi në interes të popujve.

Për fat të keq, sot shtohet edhe numri i atyre që u vjen turp që i përkasin fesë islame. Një pjesë e pushtetarëve manipulojnë me ndjenjat fetare, duke dashur që besimtarëve t’ua ndalojnë më të vlefshmen që ua ka dhënë Zoti: të mendojnë e të veprojnë lirshëm, por duke mos dëmtuar e mos lënduar askënd dhe të vetëdijshëm se për mëkatet ndaj Zotit, mund t’i vlerësojë, shpërblejë e dënojë vetëm Zoti!

Pra sot nuk janë të paktë as “gjykatësit” e sjelljeve.  Paragjykimete tona “jofetare” e të cilët, duke u treguar si mbrojtës të pathyeshëm të rrugës së Zotit, vetëm duan ta mbulojnë se janë rojtarë të udhëve partiake dhe se janë në duart edhe të qarqeve policore antishqiptare dhe antifetare. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Kjo gjë në kuzhinë thuhet se ka më shumë baktere se tualeti

Kjo gjë në kuzhinë thuhet se ka më shumë baktere se tualeti

Bëje vet
Si të bëni vetë foto fantastike kur jeni në një udhëtim: Dëgjoni këshillat e fotografëve profesionistë

Si të bëni vetë foto fantastike kur jeni në një udhëtim: Dëgjoni këshillat e fotografëve profesionistë

Stil
Teknika psikologjike e Frojdit – Kështu do ta kuptoni nëse jeni me një mashkull të dobët!

Teknika psikologjike e Frojdit – Kështu do ta kuptoni nëse jeni me një mashkull të dobët!

Këshilla Lifestyle
Videoja e kësaj shtëpie u shikua miliona herë - nga jashtë duket si më e ngushta në botë, por brenda është thjesht një tronditje e vërtetë

Videoja e kësaj shtëpie u shikua miliona herë - nga jashtë duket si më e ngushta në botë, por brenda është thjesht një tronditje e vërtetë

A e dini se...
Pesë nuancat që nuk shkojnë me grinë në shtëpi, sipas arkitektëve

Pesë nuancat që nuk shkojnë me grinë në shtëpi, sipas arkitektëve

Rregullimi i shtëpisë
E tradhtoni partnerin në ëndrrat tuaja seksuale? Neurokirurgu zbulon se çfarë do të thotë - dhe nëse duhet të shqetësoheni

E tradhtoni partnerin në ëndrrat tuaja seksuale? Neurokirurgu zbulon se çfarë do të thotë - dhe nëse duhet të shqetësoheni

Lifestyle
Kalo në kategori