LAJMI I FUNDIT:

Parada ushtarake e Serbisë në Nish – reagimet e liderëve kosovarë dhe SHBA-së

Parada ushtarake e Serbisë në Nish – reagimet e liderëve kosovarë dhe SHBA-së

Serbia të enjten ka mbajtur paradë ushtarake në Nish , me të cilën ka shënuar Ditën e Fitores ndaj Gjermanisë naziste në Luftën e Dytë Botërore.

Sipas Agjencisë amerikane e lajmeve, AP, se kjo bëhet fjalë për demonstrim të forcës në rrethana të acarimit të raporteve me Kosovën.

Lidhur me këtë, ka pasur reagime të ndryshme, nga ana e krerëve vendor dhe ndërkombëtarë.

Kyle Scott, i cili është Ambasador amerikan në Beograd,  përmes një postimi në Twitter, e ka cilësuar turp për Serbinë pasi gjenerali serb i dënuar për krime lufte, Vlladimir Llazareviq, në Ditën e Evropës në Nish e udhëhoqi paradën ushtarake.

​Ambasadori amerikan i reagon Serbisë: Turp, një kriminel lufte udhëhoqi Paradën Ushtarake në Ditën e Evropës
Lexo po ashtu ​Ambasadori amerikan i reagon Serbisë: Turp, një kriminel lufte udhëhoqi Paradën Ushtarake në Ditën e Evropës

“Është turp që një kriminel lufte i dënuar, të marshojë para atyre të cilët po përpiqen t’i nderojnë aleatët të cilët kanë vdekur duke luftuar për drejtësi dhe paqe në Evropë. Dita e Evropës, Vlerat e Evropës”, ka shkruar Scott.

Edhe Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli ka reaguar pas mbajtjes së paradës ushtarake në Serbi.

Pacolli kërkon reagim ndërkombëtar pas mbajtjes së paradës ushtarake në Serbi
Lexo po ashtu Pacolli kërkon reagim ndërkombëtar pas mbajtjes së paradës ushtarake në Serbi

Pacolli ka thënë se Serbia duhet të sillet si një vend i civilizuar dhe të përqendrohet në bashkëpunimin rajonal dhe në evropianizimin e saj, transmeton Telegrafi.

Tutje ministri Pacolli ka theksuar se Serbia me parada ushtarake vetëm po i dërgon botës një mesazh që ata mbesin një kërcënim për stabilitetin rajonal dhe se mentaliteti i Milloshevqit është ende i gjallë në Beograd.

Ndërkaq, Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është duke luajtur lojë të rrezikshme.

Hoxhaj ka theksuar se Vuçiq ka mbledhur të dënuarit për krime lufte, në Nish afër kufirit me Kosovën duke mbajtur paratë me armë të Rusisë.

“Ai mblodhi të dënuarit për krime lufte në Nish, afër kufirit tonë, në paradën ushtarake me armë të Rusisë”, ka shkruar Hoxhaj në Twitter.

Hoxhaj konsideron se ky nuk është kërcënim vetëm për Kosovën për edhe për fqinjët.

Hoxhaj: Serbia shtet luftënxitës, parada e ushtrisë kërcënim për rajonin
Lexo po ashtu Hoxhaj: Serbia shtet luftënxitës, parada e ushtrisë kërcënim për rajonin

E zëvendësministri i Mbrojtjes në Qeverinë e Kosovës, Burim Ramadani, ka thënë se turpi i paradës ushtarake e cili është mbajtur në Nish të Serbisë nuk mund të mbulohet assesi.

Në reagimin e bërë në Facebook, Ramadani ka thënë se Serbia është e njëjta sikur në vitet e 90-ta.

Dhe që kjo siç ka thënë ai, nuk është e ardhmja e rajonit Ballkanit.

Ramadani: Turpi i Paradës Ushtarake në Nish nuk mund të mbulohet assesi
Lexo po ashtu Ramadani: Turpi i Paradës Ushtarake në Nish nuk mund të mbulohet assesi

Duhet kujtuar se Llazareviq, cili ishte ish komandant i korpusit të Prishtinë dhe i Armatës së Tretë gjatë luftës në Kosovë, është dënuar nga Tribunali i Hagës për krime kundër njerëzimit në Kosovë me 14 vjet burg. Ai u lirua në dhjetor 2015 me kusht, pasi i kaloi më shumë se 10 vjet në burgun e Sheveningenit.

Ndryshe në paradën ushtarake të mbajtur në Serbi kanë marrë pjesë 4 000 trupa të armatosur, 300 automjete e 40 aeroplan, duke përfshirë dy helikopter luftarakë rus me një ekuipazh rus./ Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Arsim
Kalo në kategori