Të gjithë 16 të akuzuarit për ngjarjet e “27 prillit” do të jenë në paraburgim. Kështu vendosën gjyqtarët pas kërkesës së sotme për caktimin e masës së paraburgimit, të cilën e propozoi prokurorja Ivana Trajçeva.

Për ata që sot iu caktua masa e paraburgimit, masa do të vlejë deri në sa të hyjë në fuqi aktgjykimi.

Në paraburgim mbetet Mitko Çavkov, ndërsa atij i bashkëngjiten edhe Mitko Peshev, Dushko Llazarov, Abdylfetah Alimi dhe të gjykuarit tjerë.

Sot Gjykata Penale dënoi me 211 vjet burg 16 të akuzuarit, për shkak se kanë qenë të përfshirë në ngjarjet e dhunshme më 27 prill të vitit 2017./Telegrafi/