LAJMI I FUNDIT:

Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për vrasjen e nënës në Ferizaj

Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për vrasjen e nënës në Ferizaj

Gjykata Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të pandehurit B.Ç, shtetas i Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale vrasje e rëndë nga neni 173 paragrafi 1 nën paragrafi 1.3 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Kështu thuhet në komunikatën e kësaj Gjykate dërguar mediave.


“I pandehuri dyshohet se më 10 gusht 2020, në shtëpinë e përbashkët të banimit në Ferizaj, me dashje ka privuar nga jeta nënën e tij M.Ç, e moshës 83 vjeçare, në atë mënyrë që për motive tani të panjohura e ka goditur 4 herë me thikë në pjesën e përparme të kraharorit duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore nga të cilat ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes” thuhet në komunikatë.

Gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda – Ibrahim Idrizi kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit, e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej tridhjetë (30) ditëve, masë e cila do të mbahet në Institutin e Forenzikës Psikiatrike në QKUK në Prishtinë.

Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij./Telegrafi/.

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori