LAJMI I FUNDIT:

Nga një muaj paraburgim ndaj gjashtë të dyshuarve për dhunimin e 11-vjeçares

Nga një muaj paraburgim ndaj gjashtë të dyshuarve për dhunimin e 11-vjeçares
Foto: Ilustrim

Gjykata Themelore në Prishtinë ua ka caktuar masën e paraburgimit prej të muaji të pandehurve D.RR, G.S, B.S, F.S, M.S dhe M.R, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprat penale.

Sipas njoftimit, i akuzuari D.RR dyshohet për veprën penale Dhunimi dhe Trafikimi me njerëz. Të pandehurit G.S dhe B.S për veprën penale secili veç e veç Shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit, ndërsa i pandehuri F.S për shkak të veprës penale Dhunimi dhe Shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit. Po ashtu, i pandehuri M.S për shkak të veprës penale Dhunimi si dhe i pandehuri M.R për shkak të veprës penale Shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit.


Edhe gjashtë të arrestuar për rastin e 11 vjeçares, dyshohet të jenë përfshirë në zhdukjen e të miturës në qershor 
Lexo po ashtu Edhe gjashtë të arrestuar për rastin e 11 vjeçares, dyshohet të jenë përfshirë në zhdukjen e të miturës në qershor 

“Gjyqtari i procedurës paraprake kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit  kundër gjashtë të pandehurve  e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtëve  iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, për secilin veç e veç”, thuhet në komunikatën për media.

Me rastin e caktimit të paraburgimit, Gjykata ka marrë parasysh peshën e rëndë të veprës penale, mënyra dhe rrethanat në të cilat janë kryer veprat penale ku dyshohet se janë kryer ndaj viktimës e cila është e mitur dhe me lënien në liri të të pandehurve  ekziston rreziku i ikjes së tyre, me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale, ekziston rreziku që i njëjtit do të asgjësojnë, fshehin, ndryshojnë apo edhe të falsifikojnë provat e veprës penale, ndikimit në të dëmtuarën dhe në dëshmitarë andaj masa e paraburgimit tani për tani është e vetmja masë preventive që do të parandaloj të njëjtit  në përsëritjen e veprës penale të njëjtë apo të ngjashme.

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Lajme
Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për

Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për "shpërdorim të pasurisë së huaj"

Kronika e Zezë
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kalo në kategori