LAJMI I FUNDIT:

Paraburgim ndaj D.M për vrasje në tentativë dhe arrest shtëpiak ndaj të dyshuarve tjerë

Paraburgim ndaj D.M për vrasje në tentativë dhe arrest shtëpiak ndaj të dyshuarve tjerë
Foto: Ilustrim

Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit D.M dhe caktimin e arrestit shtëpiak ndaj të pandehurve R.M, D.O, E.T, R.N, I.N, SH.N dhe R.N, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë tentuar ta privojnë nga jeta një person.

I pandehuri D.M, më 22.03.2020, rreth orës 15:50, tenton ta privoj nga jeta personin tjetër, në atë mënyrë që gjatë përleshjes fizike në mes të pandehurve R.N, SH.N, I.N dhe R.N, në njërën anë dhe të pandehurve D.M, E.T, D.O dhe R.M, në anën tjetër, e cila kishte ardh si pasojë e një konflikti verbal paraprak, i pandehuri nxjerr nga xhaketa e tij një brisk dhe me të njëjtin e godet I.N disa herë në pjesë të ndryshme të trupit, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore, të cilat në momentin e shkaktimit kanë qenë të rrezikshme për jetën e tij.

Në njoftim thuhet se të pandehurit R.M, D.O dhe R.N Me datë 22.03.2020, rreth orës 15:50, marrin  pjesë në rrahje e cila rezulton me lëndim të rëndë të personit tjetër të personit tjetër, ashtu që duke grushtuar dhe shqelmuar në pjesë të ndryshme të trupit, i shkaktojnë lëndime trupore SH.N.


Ndërkaq, të pandehurit E.T dhe R,N më datë 22.03.2020, rreth orës 15:50, me përdorimin e mjetit të rrezikshëm, i shkaktojnë personit tjetër lëndim të lehtë me pasoja të përkohshme në shëndet, në atë mënyrë që gjatë përleshjes mes dy grupeve nxjerrin mjetin e mprehtë – thikën dhe godasin dy të dëmtuar, duke ju shkaktuar lëndime të lehta trupore.

Me datë 22.03.2020, rreth orës 15:50, duke vepruar në bashkëkryerje i shkaktojnë personit tjetër lëndime të lehta trupore me pasoja të përkohshme në shëndet, në atë mënyrë që gjatë përleshjes ndërmjet dy grupeve, të njëjtit me grushte dhe shqelma godasin në pjesë të ndryshme të trupor duke iu shkaktuar lëndime të lehta trupore.

“Të pandehurit D.M i është caktuar masa e paraburgimit ndërsa, të pandehurve R.M, D.O, E.T, R.N, I.N, SH.N dhe R.N, iu caktua masa e arrestit shtëpiak, në kohëzgjatje prej një muaji pasi që gjykata vlerësoi se ekziston dyshimi se secili veç e veç i kanë kryer veprat penale për të cilat dyshohen dhe se gjatë procedurës hetimore do të procedohen të gjithë të pandehurit, ashtu që me gjetjen e mundshme të tyre në liri, ekziston rreziku se të njëjtit mund ta koordinojnë dhe harmonizojnë mbrojtjen e tyre mes veti e poashtu të ndikojnë në dëshmitarët eventual të cilët ende nuk janë proceduar, me qëllim të shmangies apo zbutjes së përgjegjësisë së tyre për veprat për të cilat pandehen”.

Gjithashtu, duke pas parasysh peshën e veprave penale, mënyrën e kryerjes, kohën dhe vendin e kryerjes së veprës penale, në qendër të qytetit dhe në mes të ditës, në një vend ku kanë qenë të grumbulluar një numër i madh i njerëzve, faktin se të pandehurit jetojnë në afërsi me njëri – tjetrin si dhe duke pas parasysh raportet e acaruara mes tyre, tregojnë rrezikun se me gjetjen e mundshme të pandehurve në liri mund t’i përsërisin apo përfundojnë veprat e nisura penale apo të vjen deri te një konflikt tjetër mes tyre. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Kronika e Zezë
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Kalo në kategori