LAJMI I FUNDIT:

PARABOLA E TË VERBËRIT

PARABOLA E TË VERBËRIT

Poezi nga: William Carlos Williams
Përktheu: Maksim Rakipaj

Kjo pikturë e tmerrshme por e mrekullueshme
parabola e të verbërit
s’ka ngjyrë të kuqe


në tërësinë e saj çfaqet një tufë
lypsash që ecin njëri pas tjetrit
nga majtas lart për djathtas poshtë

tërthor tabllosë
duke hequr këmbët zvarrë
në moçalishte përfundojnë

në të gjithë pikturën
fillim e mbarim
as në sfond s’duket frymë e gjallë

veç ca fytyra të parruara
prej të varfërish
e zhelet e tyre

një pellg për të larë teshat
ca kasolle fshati
kambanarja me majucë e kishës

fytyrat ngritur lart
si kthyer nga drita
dhe asnjë hollësi e tepërt

në të gjithë tabllonë njëri ndjek
shkopin e tjetrit me shkopin e vet
në dorë fitimtar drejt fatkeqësisë.