LAJMI I FUNDIT:

Para referendumit, britanikët ndërrojnë funtat me valuta tjera

Para referendumit, britanikët ndërrojnë funtat me valuta tjera

Këmbimoret britanike gjatë ditëve të fundit, kanë shënuar rritje të numrit të klientëve që kanë ndërruar funtet me valuta tjera, përpara referendumit mbi largimin apo mbetjen e këtij vendi në BE.

Përfaqësuesi i këmbimores “BestForeignExhange.com”, Resjak Disanajake, ka deklaruar për AFP, se gjatë ditëve të fundit janë rritur transaksionet online, pasi që analistët parashikojnë rënie të funtës në rast se britanikët zgjedhin të dalin nga BE, transmeton Telegrafi.


“Disa klientë kanë ardhur personalisht, dhe kanë pritur në radhë të gjata për të ndërruar paratë”, ka shtuar Disanjake, duke shtuar se qytetarët kryesisht kanë kërkuar dollarë apo euro.

Funta britanike dhe tregu evropian kanë rritur intensitetin e punës gjatë mëngjesit të sotëm, gjë që tregon se investitorët janë duke u mbështetur në faktin se ka shumë gjasa që britanikët sot të votojnë në referendum për qëndrim në BE. /Telegrafi/