LAJMI I FUNDIT:

Para dy ditësh rezultoi pozitive me coronavirus, drejtoresha e Endokrinologjisë thotë se në ritestim ka dalë negativ

Para dy ditësh rezultoi pozitive me coronavirus, drejtoresha e Endokrinologjisë thotë se në ritestim ka dalë negativ

Drejtoresha e Klinikës së Endokrinologjisë, Venera Berisha-Muharremi, e cila para dy ditësh rezultoi pozitive me coronavirus, tashmë ka njoftuar se në ri-testim ka dalë negativ.

Berisha-Muharremi në një shkrim në Facebook, ka njoftuar se edhe bashkëshorti edhe vajzat e saj kanë rezultuar negativ në testin për coronavirus, transmeton Telegrafi.


“Meqë vajzat e mia dhe bashkëshorti rezultuan negativ me testin Covid-19 si dhe gjendja ime shëndetësore kurrë nuk ka qenë më e mirë se tani, u këshillova nga kolegët profesionistë të përsërisë testin. Sot u njoftova nga Klinika Infektive se në ri testim kam rezultuar NEGATIV me virusin Covid-19”, ka thënë ajo.

Drejtoresha e Endokrinologjisë rezulton pozitive me COVID-19, vetizolohet për dy javë
Lexo po ashtu Drejtoresha e Endokrinologjisë rezulton pozitive me COVID-19, vetizolohet për dy javë

Megjithatë, drejtoresha ka bërë të ditur se do të qëndrojë në vetizolim deri sa të marrë rezultatin për testin e tretë.

“Për korrektësinë time me familjarët, personelin mjekësor dhe pacientët e mi të dashur dhe mijëra dashamirë që më kanë thirr dhe shkruar për të më përkrahur në këtë sfidë, po ju informoj dhe do të qëndroi ne vetizolim deri sa ta marr rezultatin edhe për testimin e tretë”.

Ndryshe, numri i personave të infektuar me coronavirus në vendin tonë ka shkuar në 1 mijë e 916./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosovës iu avancua statusi, por cili është roli dhe funksioni i Asamblesë Parlamentare të NATO-s?

Kosovës iu avancua statusi, por cili është roli dhe funksioni i Asamblesë Parlamentare të NATO-s?

Lajme
Asambleja e NATO-s voton pro avanicimit të statusit të Kosovës

Asambleja e NATO-s voton pro avanicimit të statusit të Kosovës

Lajme
Ministri i Mbrojtjes i gëzohet vendimit të sotëm: Kosova vetëm një hap larg anëtarësimit të plotë në NATO

Ministri i Mbrojtjes i gëzohet vendimit të sotëm: Kosova vetëm një hap larg anëtarësimit të plotë në NATO

Lajme
Kosova pritet të ketë 1.6 milion banorë

Kosova pritet të ketë 1.6 milion banorë

Lajme
Një i vrarë dhe dy të plagosur në Shkup

Një i vrarë dhe dy të plagosur në Shkup

Kronikë e Zezë
​Szunyog bën thirrje që Kosova të heq ndalimin e produkteve serbe

​Szunyog bën thirrje që Kosova të heq ndalimin e produkteve serbe

Lajme
Kalo në kategori