LAJMI I FUNDIT:

Drejtoresha e Endokrinologjisë rezulton pozitive me COVID-19, vetizolohet për dy javë

Drejtoresha e Endokrinologjisë rezulton pozitive me COVID-19, vetizolohet për dy javë
Foto: Arkiv

Drejtoresha e Klinikës së Endokrinologjisë, Venera Berisha-Muharremi ka rezultuar pozitiv në testin për COVID-19.

Lajmin e ka bërë të ditur përmes një shkrimi në Facebook.


Ajo është shprehur se është testuar i gjithë stafi i kësaj klinike.

“Pasi që një infermiere e Klinikës Endokrinologjie ku unë jam drejtoreshë kishte të gjitha shenjat e infeksionit me Covid-19, te premten doli pozitiv me virusin Covid-19, kërkova nga IKSHP që të testojë tërë personelin e kësaj klinike! Para pak çasteve mora rezultatin e testit tim ku rezultova pozitiv me virusin Covid-19 edhe pse nuk kam asnjë shenje klinike as ankesa”, ka thënë Muharremi.

Më tej ka kërkuar nga personat që kanë qenë kontakt më të, që të vetizolohen.

“Lus të gjithë ata që kanë qenë në kontakt direkt me mua pa maska të vetizolohen dhe në rast të shfaqjes së shenjave të infeksionit të lajmërohen ne Klinikën Infektive”, thotë Muharremi.

Ndërkaq ka njoftuar se do të vetizolohet për dy javë.

“Unë ndihem shumë mirë dhe prej sot jam në vetizolim për 14 ditë dhe besoj që me ndihmën e zotit do ta kaloj edhe këtë sfidë”, ka shkruar në fund. /Telegrafi/