LAJMI I FUNDIT:

Papunësisë në SHBA 4.6%

Papunësisë në SHBA 4.6%

Norma e papunësisë në SHBA ra në 4.6 për qind, niveli më i ulët në 9 vite për Nëntorin, pasi punëdhënësit shtuan 178 mijë vende pune, duke e bërë të sigurt një ndërhyrje nga Rezerva Federale për muajin Dhjetor. Norma e papunësisë shënoi nivelin më të ulët që prej Gushtit 2007, ndërsa ekonomistët prisnin një rritje prej 175 mijë të personave të punësuar dhe normën ne 4.9 për qind.

Analistët thonë se rënia e normës së papunësisë dhe fuqia e tregut të punës kanë gjasa të shtojnë presionet mbi çmimet, duke e bërë të qartë rritjen e normës bazë të interesit nga Fed.


Rritja e pagave u ngadalësua për të parën herë në 1 vit, ndërsa të ardhurat mesatare për orë ranë me 3 cent, apo 0.1 për qind, pas një rritjeje me 0.4 për qind për Tetorin dhe 0.3 për qind për muajin Shtator.

Të ardhurat mesatare për orë ranë për punonjësit në sektorin e minierave, prodhim dhe shërbimet utilitare për Nëntorin. Pas një rritjeje prej rreth 6për qind në 3 javët e kaluara, tregjet në SHBA e mbyllën sesionin e javës së kaluar të pandryshuar pas raportimit të të dhënave mbi punësimin.

Kthimet deri në maturim të titujve të thesarit ranë në sesionin e fundit të javës nga nivelet rekord të larta. Analistët thonë se plani i Donald Trump për të rritur shpenzimet në infrastrukturë dhe ulur taksat mund të inkurajojë kompanitë që të rrisin punësimin dhe të sjellin një rritje edhe më të shpejtë të ekonomisë në vitet që vijnë. /Telegrafi/