LAJMI I FUNDIT:

Papunësia, varfëria dhe korrupsioni, problemet kryesore të qytetarëve në Kosovë

Papunësia, varfëria dhe korrupsioni, problemet kryesore të qytetarëve në Kosovë

Problemet kryesore me të cilat përballen qytetarët e Kosovës janë papunësia, korrupsioni, varfëria si dhe çështje të tjera që ndikojnë në mirëqenien e tyre sociale.

Kjo u bë e ditur nga Anketa e Pulsit Publik, ku qytetarëve iu kërkua të identifikojnë problemet kryesore me të cilat po përballet Kosova sot.


Ndër të tjera, qytetarët raportuan papunësinë (40% në krahasim me 48% në tetor 2016), korrupsionin (17% në krahasim me 7% në tetor 2016) dhe varfërinë (9% në krahasim me 21% në tetor 2016) si problemet kryesore që ndikojnë në mirëqenien e tyre sociale.

Ndryshe, sot Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) lansoi sot Pulsin Publik XIII që bazohet në anketën e kryer gjatë fundit të shtatorit dhe fillimit të tetorit 2017 dhe ndjek traditën e përmbledhjeve të mëparshme që shqyrtojnë situatën në zhvillim në Kosovë sipas aspekteve kyçe të saj.

Rezultatet e anketës së fundit tregojnë një rritje të kënaqshmërisë me punën e institucioneve të Kosovës; rreth 36% e kosovarëve u deklaruan të kënaqur me institucionet legjislative, ekzekutive dhe gjyqësore të kombinuara (krahasuar me 21% në tetor 2016).

Teksa niveli i përgjithshëm i kënaqshmërisë me orientimin politik të Kosovës mbetet i ulët. Anketimi i tetorit 2017 tregon rritje të moderuar (14% krahasuar me 8% në tetor 2016). Edhe perceptimi i qytetarëve për sigurinë është rritur me rreth 10 pikë përqindjeje.

Në mënyrë të ngjashme, janë rritur edhe treguesit e Pulsit Publik për Demokratizimin (TD) dhe Besueshmërisë Ekonomike (TBE), të cilët përcjellin mendimet e kosovarëve për praktikat demokratike (votimi, liria e shprehjes, etj.) dhe perceptimet për kushtet mbizotëruese ekonomike, por ende mbeten të ulët.

Në një shkallë nga 0, rezultati më i ulët, në 3, rezultati më i lartë, TD shënoi 1,37 dhe TBE shënoi 1,22.

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Kalo në kategori