Shefi i Qeverisë, Isa Mustafa pret që në vitin 2017, në Kosovë të krijohen rreth 25 mijë vende të reja të punës. Ai është i bindur se po gjatë këtij viti do të ulet norma e papunësisë nën shifrën prej 20 për qind.
Por, të dhënat e fundit të dala nga Agjencia e Statistikave të Kosovës nuk janë shumë premtuese.
Në bazë të tyre del se në tremujorin e tretë të vitit 2016, rreth 60 % e qytetarëve me moshë pune nuk janë ekonimikisht aktiv.
Deputeti të LDK-së, njëherish edhe kryetar i Komisionit parlamentar për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri, Muhamet Mustafa, thotë për AktivPress se këto çështje nuk rregullohen aq lehtë.
Sipas tij, statistikat ASK-së, matin vetëm papunësinë, por jo edhe numërin e të punësuarve.
Shkallën e të papunëve, Mustafa e arsyeton me faktin se një numër i madh i rinisë gjenden në shkollim dhe me faktin tjetër se një pjesë e madhe e femrave jetojnë në vendet rurale.
“Sa i përket njerzëve të cilët nuk janë në rrjetin e punës ose nuk kërkojnë punë, tek ne kjo çështje është specifike për shkak se një pjesë e popullatës është e re dhe gjendet në shkollim dhe nuk kërkon punë. Nga ana tjetër një pjesë e madhe e gjinisë femrore është pasive, jetojnë në fshat ose janë amvise dhe nuk kërkojnë punë” ka thënë Mustafa.
Mes tjerash, ai thotë se për t’u zbutur këto shifra, patjetër që duhet një rritje ekonomike rreth 7%, gjë të cilën po e bën Qeveria, sipas tij.
Por anëtari i komisionit parlamentar për zhvillim ekonomik nga radhët e NISMA-s, Enver Hoti, nuk është i mendimit se kjo qeveri do mund ta rrisë numrin e të punësuarve.
“Kjo Qeveri nuk është në gjendje që të ndryshoj asgjë të mirë të vendit, e më se paku ta ulë shkallën e papunësisë. Absolutisht, nuk ekziston asnjë shancë që të ndodh kjo”, ka thë Hoti.
Ky deputet opozitar, nuk pret ndryshim nga ky aspekt as me rritjen e buxhetit, duke e quajtur këtë si buxhet i mashtrimit.
Kurse, Jeton Mehmeti nga Instituti GAP, thotë se papunësia ndodh për shkak të pesimizmit në vend.
“Fakti se shkalla e popullsisë në moshë pune që nuk janë ekonomikisht aktiv është gati dy herë më shumë se shkalla e popullsisë që është ekonomikisht aktive flet për shkallën e lartë të pesimizmit në vend. Sondazhet po ashtu tregojnë se rreth 77 për qind e popullsisë besojnë se punësimi në sektorin publik varet nga lidhjet familjare, ryshfeti, lidhjet me partitë politike, dhe faktorë të tjerë jomeritor, përderisa vetëm 23 për qind besojnë se arsimi, përvoja personale dhe aftësimi profesional ndihmojnë në punësim në sektorin publik. Ky është një argument tjetër që tregon se përse shumë persona nuk kërkojnë fare punë”, ka thënë Mehmeti.
I vetëdijshëm për korrupsionin në vend, kryeminsitri Mustafa, ka apeluar që kushdo që ka njohuri për këtë fenomen, ta denoncoj atë. /AktivPress/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëU hap panairi Horeca, "Zgjidhje për çdo shef" - Një sinjal pozitiv për gastronominë dhe hotelerinë
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
GoBau – Kositëse bari
KEDS: Elektroseveri ka filluar t’i vendosë njehsorët e rrymës në veri
EBC Cosmetics vjen me zbritjen më të madhe vjetore
StaffiX ofron trajnim për Bazat e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre