LAJMI I FUNDIT:

Papunësia në Britani 4.3%

Papunësia në Britani 4.3%

Rritja e pagave për punëtorët britanik është përshpejtuar në nivelin më të lartë në 2 vite e gjysmë në Janar, duke shtuar mundësitë që Banka e Anglisë të rrisë normën e interesit në maj.

Të dhënat treguan se rënia për 9 muaj radhazi e pagave reale përfshirë bonuset ka përfunduar.


Ekonomia e Britanisë është ngadalësuar në vitin 2017 prej rritjes së inflacionit, gjë që solli tkurrjen e shpenzimeve konsumatore.

Zyra e Statistikave në Londër bëri të ditur se të ardhurat totale, përfshirë bonuset, u rritën me 2.8 për qind në janar me bazë vjetore, që është rritja më e madhe që prej Shtatorit 2015.

Duke përjashtuar bonuset, pagat patën rritje me 2.6 për qind, në linjë me projeksionet.

Këto të dhëna pritet të bindin Bankën e Anglisë që të rrisë normën bazë të interesit në muajin maj. Zyra e Statistikave deklaroi gjithashtu se numri i të punësuarve u rrit me 168,000 në janar, sipër projeksioneve.
Norma e papunësisë ra në nivelin më të ulët në 4 dekada prej 4.3 për qind.

Të dhëna të tjera treguan se qeveria britanike regjistroi një deficit buxhetor prej 1.3 miliardë paund gjatë shkurtit, duke e çuar deficitin në 11 muajt e vitit fiskal në 41.4 miliardë paund, në rënie me 5.7 për qind nga e njëjta periudhë një vit më parë. /Telegrafi/