Që në fillim të këtij viti janë nxitur dyshime se një lidhje e mundshme ka filluar mes Kendall Jenner dhe Devin Boker.

Por, gjatë ditës së djeshme (e shtunë) kanë rritur edhe më shumë këto dyshime, pasi dyshja janë parë së bashku në një darkë në Malibu, shkruan Daily Mail.


24-vjeçarja është shfaqur tërheqëse me një mini-fund me ngjyrë 'nude', teksa dilte nga restoranti i njohur.

32005912 8632329 image a 19 1597568668894

Ylli i Keeping Up With The Kardashians kishte tentuar që të mbulonte fytyrën përmes duarve, pasi fotografitë shkrepeshin nga paparacit.

Ndërkaq, basketbollisti i njohur kishte vendosur të jetë më modest në veshje, teksa shihej me pantallona dhe një bluzë me mbishkrime.

32005910 8632329 image a 20 1597568819212

Pas darkës, që të dy kishin vazhduar rrugën të vetëm, derisa dëshironin që darkën romantike ta mbanin ende të fshehtë nga publiku i gjerë.

Ky takim vjen pas disa mesazheve flirtuese në rrjetin social Instagram të Kendall, ku Devin i kishte komentuar gjatë kësaj jave. /Telegrafi/

32005906 8632329 image a 18 1597568639820