LAJMI I FUNDIT:

Papandreou: Përveç emrit, Shkupi është aleati ynë i natyrshëm

Papandreou: Përveç emrit, Shkupi është aleati ynë i natyrshëm

Për nevojën e gjetjes së zgjidhjes për çështjen e emrit, si dëshmi në praktikë se ekziston vullnet nga ana e Maqedonisë, foli ish-kryeministri i Greqisë, Jorgos Papandreou, në intervistë për gazetën greke “Ethnos”.

Siç tha ai, duket se Qeveria aktuale e Maqedonisë, ka kuptuar se irredentizmi çon në situatë pa zgjidhje dhe shtoi se nëse heqim anësh kontestin e emrit, Shkupi është aleat i natyrshëm i Athinës.


“Në qoftë se rrethanat e sotme lejojnë zgjidhje të kënaqshme, gjendja më e gjerë gjeopolitike është një shkak më shumë për të shkuar një hap para. Shkupi, nëse heqim anësh emrin, është aleati ynë i natyrshëm. Zgjidhja e problemit do të na lejojë që përsëri të shfrytëzojmë pozitën tonë strategjike në Ballkan”, thotë Papandreou.

Ai komenton se gjatë kohës kur ai ka qenë ministër i punëve të jashtme, me kolegun maqedonas Georgievski kanë qenë afër gjetjes së zgjidhjes, por i përmend edhe takimet dypalëshe taktike me Gruevskin, kur të dy kanë qenë kryeministra.

“Me Gruevskin, kisha ndjenjën se e përdor çështjen e emrit si arsyetim për problemet e brendshme”, thotë Papandreou.

Ish-kryeministri i Greqisë, shpreh kritikat e tij ndaj partisë opozitare ‘Nea Dimokratia’, për shkak të qëndrimit të tyre për emrin, gjegjësisht kërkesën e tyre që partnerët e koalicionit qeveritar të pajtohen për një qëndrim të përbashkët dhe të vetëm./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori