LAJMI I FUNDIT:

Papa Françeskut në kishë ia ndërpret fjalën një burrë, vazhdimisht bërtiste – garda e Vatikanit e nxjerr jashtë

Papa Françeskut në kishë ia ndërpret fjalën një burrë, vazhdimisht bërtiste – garda e Vatikanit e nxjerr jashtë

Një burrë i panjohur ka shpërqendruar sot të pranishmit derisa Papa Françesko po mbante fjalim.

“Kjo nuk është kisha e zotit”, bërtiti burri në gjuhën angleze, ku Papa ndërpreu fjalimin për pak qaste dhe dukej se po fliste për rëndësinë e bartjes së maskës, transmeton Telegrafi.


E kur Papa vazhdoi fjalimin, xhandarmeria e Vatikanit dhe garda zvicerane e nxori jashtë burrin që nuk u rezistoi.

“Disa minuta më parë dëgjuam një burrë që bërtiste, që duket se ka probleme – nuk e di nëse fizike, psikike apo shpirtërore, por ai është vëllai ynë që është në telashe”, tha 85-vjeçari i lindur në Argjentinë. /Telegrafi/