LAJMI I FUNDIT:

Papa Françesku do të shpallë 38 martirë shqiptarë të kohës së komunizmit

Papa Françesku do të shpallë 38 martirë shqiptarë të kohës së komunizmit

Papa Françesku do të shpallë 38 martirë shqiptarë të kohës së komunizmit. Brenda këtij viti, Shqipëria do të ketë edhe festën e martirëve shqiptarë.


Lajmi është bërë i ditur nga Dom Gjergj Meta, i cili njofton përmes “Facebook”-ut se procesi ka kaluar në të gjitha fazat tashmë. Ja deklarata e tij në rrjetin social.

“Lajm i bukur e i gëzueshëm!

Procesi i Luminimit të 38 martirëve shqiptarë të kohës së Komunizmit, Vinçenc Prennushi me shokë martirë, po pret vetëm firmën e Papës Françesku, pasi ka kaluar të gjitha fazat tashmë. Brenda këtij viti, përveç Nënë Terezës besoj do të kemi edhe festën e martirëve shqiptarë të vrarë në urrejtje ndaj besimit…

Ky lajm bëhet i ditur nga Arqipeshkvi i Shkodrës Imzot Massafra dhe nga Imzot Marcello Semeraro, anëtar i Kongregacionit për Shenjtërit dhe Sekretar i G9”./Shekulli.al/