Papa Françesku është takuar me babanë e Alan Kurdit, një djalë 3 vjeçar sirian i cili u mbyt duke kaluar Detin Mesdhe dhe imazhi i të cilit tërhoqi vëmendjen globale për gjendjen e refugjatëve që iknin për në Evropë.

Pas një meshe të dielën në qytetin Irakian të Erbil, Françesku u takua me Abdullah Kurdin dhe kaloi një kohë të gjatë me të, ka bërë të ditur Vatikani, përcjell Telegrafi.

Përmes një përkthyesi, papa dëgjoi historinë e Kurdit dhe shprehu dhimbjen për humbjen e familjes së tij.

Dhe siç thuhet më tej, Abdullah falënderoi papën për fjalët e tij.

Familja Kurdi, e cila u largua nga nga Kobane në Siri, mori rrugën e shumë migrantëve sirianë dhe të tjerë në vitin 2015 përmes detit me një varkë të vogël nga Turqia duke shkuar drejt Greqisë.

Kur anija e tyre u përmbys, Alan Kurdi, një nga vëllezërit e tij dhe nëna e tij u zhdukën.

Imazhi i trupit të Alanit, i larë në brigjet turke, u shpërnda gjithandej për të simbolizuar udhëtimin e rrezikshëm në Evropë.

Babai tani drejton një organizatë bamirësie në Erbil. /Telegrafi/