Martirët e lumturuar të shtunën në Shkodër kanë zënë vend në predikimin e Papa Françeskut gjatë meshës së të dielës, ku Ati i Shenjtë, i citoi si një rast vetëfjilimi sublim në emër të besimit të tyre.
“Këta njerëz, pranuan torturat e vdekjen, por nga Zoti nuk hoqën dorë”, tha Papa Françesku.
“Dje në Shkodër të Shqipërisë u lumturuan 38 martirë: dy peshkopë, priftërinj të shumtë, një seminariste e disa laikë, viktima të persekutimit të egër të regjimit ateist, që e dominoi gjatë atë vend shekullin e kaluar. Ata preferuan të vuanin burgun, torturat, e deri edhe vdekjen, vetëm që t’i mbeteshin besnikë Krishtit dhe Kishës. Shembulli i tyre na ndihmoftë të gjejmë te Zoti, forcën që ruan në momentet e vështirësisë e që frymëzon qëndrime mirësie, faljeje dhe paqeje”, tha Papa.
Ceremonia e lumturimit të 38 martirëve të pushkatuar nga regjimi komunist, për shkak të besimit të tyre, u zhvillua të shtunën në Shkodër, në Katedralen e “Shën Shtjefnit”.
Ceremonia u drejtua nga Kardinali Angelo Amato, prefekt i Kongregatës për Çështjet e Shenjtorëve. “Beatifikimi” u realizua me urdhër të vet Papa Françeskut dhe pas kërkesës së autoriteteve të Kishës Katolike në Shqipëri.
Në shërbesën historike të kthyer në dëshminë e faktit, sesi sakrifica dhe vlerat e këtyre njerëzve kapërcyen dekada të tëra pas vdekjes së tyre, për t’i sjellë në fund vlerësimin e lartë që meritojnë, morën pjesë besimtarë të shumtë nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Kroacia e mbase diaspora shqipfolëse, ndërsa nuk mungoi dhe prania e autoriteteve më të larta shtetërore.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNdalohen dy rusë në Jarinjë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?
“E pashë një person të maskuar me armë në dorë” – policia jep detaje nga tentim vrasja ndaj Marko Jablanvoviqit
Nëna dhe fëmijët u hodhën në lumin Buna, 9-vjeçarja përcillet sot për në banesën e fundit
Detaje të reja nga ngjarja tragjike në Shkodër
KFOR-i, EULEX-i dhe policia me ushtrim të përbashkët, Ultuas: Tregojmë gatishmërinë për të mbrojtur stabilitetin rajonal
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'