LAJMI I FUNDIT:

Panxha: Nëse rriten importet nga Maqedonia e nuk ka rritje të produkteve vendore, taksa vetëm efekt politik  (Video)

Panxha: Nëse rriten importet nga Maqedonia e nuk ka rritje të produkteve vendore, taksa vetëm efekt politik  (Video)

Astrit Panxha nga Klubi i Prodhuesve të Kosovës ka thënë se taksa ndaj produkteve serbe nuk ka ndikuar në ngritjen e çmimeve në tregun e Kosovës.

Panxha, në emisionin “Përballje” me gazetarin Muhamet Hajrullahu në RTV Dukagjini, ka thënë se konsumatori në Kosovë është mësuar tashmë më ngritje të çmimeve gjatë festave të ndryshme.

Sa u përket vendosjes së flamujve në identifikim të produkteve ushqimore, ai ka thënë se kjo dukuri është vërejtur edhe në Suedi.

Panxha ka thënë se pa kaluar një periudhë prej së paku gjashtë muajve, është vështirë të vërehen efektet direkte në shitjen e produkteve vendore.

“Disa nga bizneset vendore po deklarohen vet se kanë ngritje të shitjeve. Por një gjë është e sigurt, se në markete ka mungesë të produkteve serbe. Ne këtë po e vërejmë, pasi kemi monitoruar bizneset edhe para vendosjes së taksës”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Panxha ka thënë se brendet ndërkombëtare qëllimisht nuk kanë hapur fabrika në Kosovë, pasi e kanë ditur se nëse ndërtojnë fabrika në Kosovë nuk do të mund të shisnin produktet në Serbi.

“Me ndërtimin e fabrikave në Serbi, brendet ndërkombëtare e kanë ditur se produktet mund t’i shesin edhe në Kosovë”, tha ai.

Pronari i kompanisë vendore: Me vendosjen e taksës, shitja e vajit tonë u rrit për 100% (Video)
Lexo po ashtu Pronari i kompanisë vendore: Me vendosjen e taksës, shitja e vajit tonë u rrit për 100% (Video)

Ai ka thënë se nëse produktet serbe zëvendësohen nga ato maqedonase, taksa ka pasur vetëm efekt politik e jo ekonomik.

“Kosova duhet ta rregullojë tregun e brendshëm. Importuesi zakonisht përfiton më shumë se produkti i brendshëm… Nëse importet vazhdojnë të rriten nga Maqedonia apo vendet tjera, e produktet vendore nuk kanë rritje, atëherë taksa ndaj Serbisë ka pasur efekt politik, por ekonomik nuk mund të themi”, tha Panxha./Telegrafi/