Klubi i Prodhuesve të Kosovës njofton se kanë zhvillua takim me kryetarin e Bordit të drejtorëve të Shoqatës Federale për Zhvillim Ekonomik dhe Tregti të Jashtme në Gjermani (BWA), Michael Schumann.

Sipas Klubit, takimi është zhvilluar rreth mundësisë së krijimit të lidhjeve tregtare mes Kosovës dhe Gjermanisë.

Drejtori i Klubit të Prodhuesve, Astrit Panxha u takua me Michael Schumann, kryetar i bordit të drejtorëve të Shoqatës Federale për Zhvillim Ekonomik dhe Tregti të Jashtme në Gjermani (BWA). Qëllimi i takimit ishte fillimi i bashkëpunimit të ndërsjellët me Klubin, por edhe krijimi i lidhjeve tregtare në mes të anëtarëve të dy organizatave”, thekson KPK. /Telegrafi/