LAJMI I FUNDIT:

Pantina për debatet mes PSD-së dhe VV-së: Beteja në garë të bëhet në çështje programore (Video)

Pantina për debatet mes PSD-së dhe VV-së: Beteja në garë të bëhet në çështje programore (Video)

Debatet e ashpra në mes dy subjekteve politike opozitare, Partisë Socialdemokrate (PSD) si dhe Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), janë duke vazhduar.

Në lidhje me këtë deputetja e Kuvendit të Kosovës, Shqipe Pantina në një intervistë për Telegrafin thënë se është për keqardhje niveli i gjuhës që kanë rënë, jo vetëm mes këtyre dy subjekteve por në përgjithësi.


Deputetja e PSD-së, Shqipe Pantina gjatë intervistës në Telegrafi.com

Sipas saj, partitë politike duhet t’i bëjnë betejat në çështje programore, por edhe në ideologji.

“Nuk e kam të qartë dhe është tejet e pakuptimtë. I takon së kaluarës ku ne kemi qenë pjesë e VV-së. Kemi pasur mospajtimet tona, që kanë qenë edhe në metodat politike që janë përdorur, por edhe disa prej çështjeve ideologjike dhe ne i kemi ndarë rrugët. Mendoj që jo vetëm mes PSD dhe VV, por edhe me partitë tjera, beteja në gara duhet të bëhet në çështje programore, por natyrisht edhe për ideologji. Por është për keqardhje niveli i gjuhës që kanë rënë jo vetëm mes këtyre dy subjekteve, por në përgjithësi kur e gjithë beteja. Gara politike bëhet me akuza dhe fyerje, të cilat shpesh herë kalojnë edhe në personale e jo për çështje, projekte, programe apo ideologji politike e cila bëhet në të gjithë botën demokratike që ne synojmë të jemi pjesë”, tha ajo.

Ndryshe, javën e kaluar gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës, deputeti i PSD-së dhe ish-sekretari i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj e ka akuzuar shefin e Grupit Parlamentar të VV-së, Glauk Konjufca se për një vit ka qenë në SHIK, ndërsa Konjufca ka theksuar se i pranon Pretendimet e Dardanit nëse ka fakte.  /Telegrafi/