LAJMI I FUNDIT:

Pantina kritikon RTK-në

Pantina kritikon RTK-në

Deputetët e Vetëvendosjes po kritikojnë raportin e RTK-së për mangësi dhe shkelje ligjore.

Shqipe Pantina nga kjo parti ka adresuar kritika të ashpra ndaj menaxhmentit të televizionit publik duke akuzuar për punësime të paligjshme dhe për borxhe.


Sipas Pantinës, menaxhmenti ka punësuar fëmijë të deputetëve, bashkëshortë të kryetarëve të komunave pa asnjë kriter.

Pantina e quan RTK-në, “Radio Televizioni i Kadrisë”, dhe sipas saj ky televizion nuk mund të bëhet i Kosovës derisa ky koalicion është në pushtet.

RTK-në e ka kritikuar edhe deputetja e LDK-së, Alma Lama.