LAJMI I FUNDIT:

Pantallonat për çdo rast

Pantallonat për çdo rast

Një element i parezistueshëm i gardërobës së femrës janë pantallonat, si për komoditet, ashtu edhe për dozë elegance. Mund të vishen për çdo rast, ndërsa këtë vjeshtë kreatorët e modës rekomandojnë modele të ndryshme. Ju vetëm duhet të zgjidhni ato modele që i përshtaten më mirë figurës suaj.

Këtë sezon janë në modë pantallonat të modeluara sipas pamjes së modeleve të viteve shtatëdhjetë të shekullit të kaluar. Për shkak të shtatit të lartë dhe të modelit të rrafshët secila femër e cila i bart do të duket edhe më e gjatë.


Pantallona të rrafshët

1

Nëse dëshironi t’i kamufloni ijët e gjerë, zgjidhni mu këtë model, por me xhepa më të mëdhenj të qepur prapa, apo më të vegjël të qepur nga ana e përparme. Mos e harroni edhe rripin, sepse mu ai e thekson pamjen femërore të trupit tuaj.

Më mirë do të ishte që t’i kombinoni me bluzë të ngushtë, me jelek të leshtë dhe me çizme komode deri te nyelli i këmbës.

Tashmë disa vite nëpër pista të modës, por edhe nëpër rrugë të metropoleve botërore po dominojnë pantallonat tepër të ngushta, të cilat theksojnë trupin fëmijëror dhe figurë të hollë.

Pantallonat e ngushta të ashtuquajtura “skini”

2

Kreatorët e modës akoma u japin përparësi pantallonave “kalorësiake”, mirëpo tërheqin vërejtjen që të mos i kombinoni me çizme “kalorësiake”, me kapela të larta apo me xhaketa të shkurtra, në mënyrë që të mos dukeni sikur jeni nisur për gjah.

Modeli “cigaret” u përshtatet vetëm vajzave me figurë të përsosur

3

Pantallonat “cigaret”, të prera mbi nyell të këmbës, të cilat gjatë viteve pesëdhjetë ishin të popullarizuara falë ikonës së modë, Odri Hepbern, këtë dimër po kthehen me të madhe, para së gjithash për shkak të dozës së lartë të elegancës. U dedikohen vajzave shtatgjata, mund të barten edhe në variante sportive, me xhemperë të gjerë, të predimensionuar dhe me këpucë të rrafshëta, por në mbrëmje – me këmishë të gjatë dhe me këpucë me platformë.