LAJMI I FUNDIT:

Paninë me krem peshku

Paninë me krem peshku

Përbërësit:

* 2 vezë,
* 1 gotë kos,
* 100 ml vaj (ose gjalpë i shkrirë),
* miell me sy
* kripë
* një lugë sode buke.


Përgatitja:

Përzijini të tëra asortimentet me njëra-tjetrën. Miellin shtojeni ngadalë, ngadalë, deri sa të krijohet një brumë që nuk iu ngjitet në dorë. Më tej punoni me brumin dhe krijoni një formë rolo dhe prisni prej andej copa të vogla brumi. Punoni mbi çdo copëe brumi pakëz dhe jepini një formë të rrumbullakë.

Sipër çdo forme vini të verdhë veze, po ashtu mund të vini dhe susam. Më pas duhet të piqen në furrën që e keni ngrohur më parë..

Për të përgatitur kremin e peshkut mund të përdorni sipas dëshirës gjalp ose djathë krem. Përzijii peshkun dhe gjalpin (djathin krem) në mikser. Po ashtu mund të shtoni dhe piper të zi.

Vëjeni këtë miks sipër panineve që përgatitet më parë. Më tej mund të vëni sipër dhe domate për zbukurim.