LAJMI I FUNDIT:

Pandemia është jashtë kontrollit në Brazil, por pse disa zyrtarë po i lehtësojnë masat kufizuese?

Pandemia është jashtë kontrollit në Brazil, por pse disa zyrtarë po i lehtësojnë masat kufizuese?

Javën e kaluar, Brazili raportoi shifrën më të lartë të viktimave nga coronavirusi brenda një dite, ku u regjistruan rreth 4,100 sosh.

Sipas CNN, përcjell Telegrafi, Sao Paulo dhe qyteti Rio de Janeiro renditen si ndër vendet më të goditura rëndë për sa i përket viktimave, megjithatë, të dyja vendet planifikojnë të lehtësojnë masat kufizuese duke filluar nga e hëna.


Sao Paulo do të rihapë shkollat shtetërore, ngjarjet sportive dhe dyqanet e ndërtimit, derisa Rio de Janeiro do të lejojë hapjen e restoranteve dhe bareve, duke larguar kufizimet të cilat janë në fuqi që nga muaji mars.

Autoritetet e Sao Paulos po e justifikojnë rihapjen, duke theksuar se nivelet e shfrytëzimit në njësitë e kujdesit intensiv kanë rënë nga 90.5 për qind në 88.6 për qind.

“Kjo masë tregon qartë se përpjekja e bërë në javët e fundit ka filluar të reflektojë me rezultate”, tha zëvendës-guvernatori, Rodrigo Garcia.

Ngjashëm, në qytetin e Rio de Janerio, nivelet e përdorimit të kujdesit intensiv janë më të larta në 92 për qind, por kryebashkiaku Eduardo Paes megjithatë ka vendosur të lehtësojë kufizimet.

“Kjo është një përgjigje për këdo që mendon se kufizimet nuk janë të dobishme duke parandaluar festat dhe turmat. Realiteti ynë nuk lejon bllokimin”, tha Paes, duke shtuar pronarët e dyqaneve dhe popullata e përgjithshme po vuajnë ekonomikisht nga masa të tilla, megjithatë shtoi se “ky nuk është momenti të çlodhemi”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Ku është 'Fito'? Lordi famëkeq i drogës i Ekuadorit, i cili u arratis nga burgu në të cilin jetonte si mbret

Ku është 'Fito'? Lordi famëkeq i drogës i Ekuadorit, i cili u arratis nga burgu në të cilin jetonte si mbret

Botë
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

Botë
Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Botë
SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

Botë
Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Botë
Kalo në kategori