LAJMI I FUNDIT:

Pandemia COVID-19 rrit dukshëm shitjet e Legos

Pandemia COVID-19 rrit dukshëm shitjet e Legos

Kompania daneze e lodrave Lego ka njoftuar se ka pasur një rritje të dukshme të shitjeve.

Fitimi neto i Lego gjatë vitit 2020 ishte 1.58 miliard dollarë, pothuajse 20 për qind më shumë sesa viti 2019.


“Ne jemi shumë të kënaqur me këto rezultate. Kjo tregon rëndësinë e përjetshme të tullave të Lego”, tha shefi ekzekutiv i kompanisë Niels Christiansen, përcjell Telegrafi.

Lego tregon se shitjet ishin të larta në Evropën Perëndimore dhe Amerikë të Veriut, si dhe Kinë e në Azi-Paqësor.

Kompania tha se ka operuar në 678 dyqane në të gjithë botën, duke shtuar 134 dyqane gjatë vitit 2020.

“Ne kemi një bazë të fortë dixhitale, por duhet të ecim më shpejt. Viti i kaluar ka treguar rëndësinë e të pasurit një biznes të përgjegjshëm e të ndërtuar mbi bazën e fortë dixhitale”, tha Christianen.

Pjesa kryesore në listën e produkteve të kompanisë përfshijnë Lego City, Lego Creator dhe Lego Friends. /Telegrafi/