LAJMI I FUNDIT:

Pandemia COVID-19 ka goditur ekonominë globale, por jo edhe disa drejtorë të kompanive të mëdha – njihuni me të parin e Google që u shpall si më i paguari   

Pandemia COVID-19 ka goditur ekonominë globale, por jo edhe disa drejtorë të kompanive të mëdha – njihuni me të parin e Google që u shpall si më i paguari   

Një studim i realizuar së fundmi sa i përket drejtorëve ekzekutivë të kompanive amerikane, ka renditur të parin e Google, Sundar Pichai si njeriun më të paguar – duke fituar hiq më pak se 281 milionë dollarë.

Pichai kryesoi në top 100 në drejtorëve më të paguar – ku ka pasur një rritje prej 14 për qind në vitin 2019 krahasuar me 2018, me një mesatare prej 21.3 milionë dollarë, ndërsa viti që lamë pas e bëri atë edhe më të pasur, transmeton Telegrafi.


Studimi është zhvilluar nga një grup i organizatave jofitimprurëse e njohur si “As You Know”, që të parin e Google e vendosi në krye të listës së më të paguarve.

Për Google, sa i përket autorëve të studimit ku 95 prej tyre besojnë se paga vjetore e Pichai është tepër e lartë dhe e mbivlerësuar – kjo ndodh pasi ai fiton afro njëmijë herë më shumë pagë vjetore sesa mesatarja e një punonjësi të rëndomtë të Google.

Raporti gjithashtu ka nxjerr në pah se kompanitë si Discovery, Disney dhe Comcast e kanë tepruar me pagesa të drejtorëve ekzekutivë. Krerët e këtyre tre kompanive janë paguar mbi 744 milionë dollarë në tre vitet e fundit, pavarësisht se bizneset vazhdimisht kanë pasur një performancë të dobët financiare.

“Derisa pandemia e COVID-19 goditi ekonominë në nivel global, miliarderët dhe drejtorët ekzekutiv të kompanive të mëdha – vetëm sa janë bërë më të pasur”, ka thënë në një kumtesë Robert Reich.

“Në anën tjetër, në raport është cekur se pagat e punonjësve tani paraqesin të hyrat më të vogla dhe flasin më mirë për ekonominë se sa shumë është goditur – madje më rëndë që nga viti 1940”, ka shtuar ai.

E në top 20-ën e drejtorëve më të paguar figurojnë emrat e shumë fytyrave të njohura si David Zaslav nga Discovery Inc, Larry Merlo – CVS Health Corporation, Robert Iger – Walt Disney Company, Robert Swan – Intel dhe Lachlan Murdoch – Fox Corporation. /Telegrafi/