LAJMI I FUNDIT:

Pandeli Majko rrëfen një sekret të babait pilot: Si u “kap” avioni amerikan në Shqipëri gjatë Luftës së Ftohtë (Foto)

Pandeli Majko rrëfen një sekret të babait pilot: Si u “kap” avioni amerikan në Shqipëri gjatë Luftës së Ftohtë (Foto)

Babai i Pandeli Majkos, Sotir Majko, ka qenë një ndër aviatorët më të shquar të Shqipërisë, duke hyrë në kategorinë e pilotëve ikona të aviacionit luftarak shqiptar.

Majko sot ka treguar një sekret të babait të tij për “kapjen” e një avioni amerikan në vendin tonë gjatë Luftës së Dytë Botërore.


Kjo ngjarje do të bënte bujë në kohën e komunizmit.

Majko sqaron se avioni amerikan u kap pasi pësoi një difekt në një nga motorët e tij.

Përmes këtij tregimi, indirekt deputeti socialist Majko jep edhe një mesazh për marrëdhëniet Shqipëri-SHBA, duke theksuar se “prodhuesja e avionëve dhe kohës që jetojmë di të përshtatet më shpejt se perdoruesit e përkohshëm të saj…

Majko e ka treguar historinë me babain për të bërë një paralele me zgjedhjet në SHBA.

Postimi i plotë i Majkos në Facebook:

Ky është avioni amerikan i “kapur” nga aviacioni shqiptar në periudhën e Luftës së ftohtë. Ai ndodhet sot në muze, në kalanë e Gjirokastrës. Një krenari e dikurshme që tregonte forcën e Shqipërisë në një moment të caktuar.

Mbase edhe sot do të kisha të njëjtën ndjenjë sikur përpara viteve ‘90-të, im atë (një nga drejtuesit e aviacionit ushtarak shqiptar), ti binte “shkurt” entuziazmit tim djaloshar duke më shpjeguar sekretin e kapjes së tij…

Avioni amerikan u “dorëzua” pasi i ishte prishur një nga motorët. Me këtë difekt ai nuk mund të shkëputej nga ndjekja e Mig-ëve shqiptar.

Historitë e pashkruajtura nuk janë të këndshme.

“Kjo nuk është e drejtë!” i thashë tim eti vite më parë, gjimnazist. “Kjo është e vërteta! Mësohu me të…” – ishte përgjigja e dhimbsur e tim eti.

Ndodh ndonjëherë, që politika amerikane të duket në krizë. Ndodh që gjenden njerëz ta diskutojnë atë me kompetencë për paqartësitë e saj. E pashkruajtura mbetet edhe në këtë rast pezull.

Suksesi përkohshëm i kritikës do të ndryshket si avioni në këtë foto. Prodhuesja e avionëve dhe kohës që jetojmë di të përshtatet më shpejt se përdoruesit e përkohshëm të saj… Kjo është e vërteta. Mësohuni me të!

Këshilla ju vjen nga një pilot i mirë që respektoi prodhuesin… dikur. Sigurisht.

avioni

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori