Sali Berisha me shpurën e tij, teksa ishte në pushtet, përuronte figurën e Ahmet Zogut, ndërsa Edi Rama me suitën e tij ose përmes njerëzve të tij, tani përuron figurën e Enver Hoxhës. Mësuesja e jetës na rrëfen se njëri sikur një zog grabitqarë fluturoi përtej Atdheut, ndërsa njëri që ishte satrap nuk e lëshoi Atdheun, as nuk lejoi që dikush ta braktiste atdheun, madje luftoi për çlirimin e vendit duke e çuar deri në mbyllje hermetike tërë vendin. Por, ata që guxuan të mendonin ndryshe, lehtësisht pushkatoheshin, burgoseshin dhe syrgjynoseshin, ndërsa ata që në këtë kohë e morën pushtetin, duke e sharë sa Hoxhën e sa Zogun, assesi nuk po mund të largohen prej këtyre dy figurave dhe këtyre dy ideologjive.
Ky qëndrim shoqërinë e ndanë në dy blloqe të skajshme, ndarje kjo që na kushtoi dhe po na kushton shumë. Çmimin e kësaj ndarjeje si askush tjetër e pagoi vetë Shqipëria Natyrale me pamundësinë e saj për tu bërë e tillë. Ky kthim me prarim mbrapa, do të paraqet edhe një barrë të rëndë në rrotën e ndryshimit, që ka në spikamë të mirën e shoqërisë dhe të shtetit.
Tragjike dhe komike bëhet gjendja me rastin e arsyetimit adoleshent të Pandeli Majkos, për sa i përket përshëndetjes me grusht.
Ai mes tjerash thotë se përshëndetja me grusht nuk të bën komunist. Në rregull, po i besoj, por nga kjo del se Enveri e paska kuptuar gabim domethënien e përshëndetjes me grusht, ose rastësisht e paska përdorur këtë përshëndetje, edhe pse dihej mirëfilli se çdo përdorim edhe i simbolit më të vogël, atëkohë patjetër duhej të ndërlidhej me ideologjinë që ai përfaqësonte. Aq më tepër, argumentet historike na mësojnë se simboli i grushtit të ngritur lart është shenja e luftës së proletariatit.
Ky simbol ka lindur në fundin e vitit 1923 nga Rotfrontkwmpferbund, ushtarët e kuq e vijës së parë, organizatë paraushtarake e Partisë Komuniste Gjermane. Përgjatë Luftës së Spanjës ky grusht i afrohej tëmthit të djathtë të kokës, por në fund të saj u zhvendos afër shpatullës, deri në lëvizjet anarkiste dhe majtiste të viteve ’60, ku u përdor grushti i majtë.
Në kohën kur më së shumti duhet ta dëshmojmë pozicionimin tonë gjeostrategjik, del dikush me ndikim në vend dhe haptas hedh gishtin drejt të kaluarës së zymtë, për t’i treguar paraprakisht dhe praktikisht orientimet e mëtejme të shtetit. Aq më tepër një vend anëtar i NATO-s, organizatë kjo që ishte e kundërta e atyre që sot partia në pushtet i nderon për së vdekuri, duke mëtuar kështu ta ringjall atë botëkuptim mynxyrë. Të paktën kështu na rrëfejnë pikturat e saposoditura.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur