LAJMI I FUNDIT:

Përfundon me sukses panairi Wise Edu Day, i cili informoi shumë të rinj rreth mundësive për studime kudo në botë!

Përfundon me sukses panairi Wise Edu Day, i cili informoi shumë të rinj rreth mundësive për studime kudo në botë!

Vikendin që kaloi në Biblotekën Kombëtare të Kosovës, është mbajtur panairi i edukimit “WISE EDU DAY” i cili kishte për qëllim informimin e të gjithë të rinjve kosovarë rreth mundësive për studime kudo në botë, para përgatitjeve që kërkohen dhe shumëçka tjetër.

Gjatë këtij panairi, patëm kënaqësinë të shohim shumë njerëz të moshave të ndryshme, duke filluar nga nxënësit e shkollave fillore e të mesme e deri te studentët e nivelit themelor të studimeve e atyre post-diplomatike. Në mesin e gjithë këtyre studentëve u gjend edhe nënkryetarja e Komunës së Prishtinës, znjsh. Donjeta Sahatçiu e cila mbështeti fuqishëm kauzën e Wiseword Kosovas. Përveç saj, me praninë e tyre eventin nderuan edhe drejtorët e shumë institucioneve edukative të komunave të shumta të Kosovës.

Për qindra studentët pjesëmarrës në panair, janë përkujdesur konsulentët profesional të Wiseword Kosovas të cilët u përgjigjën në detaje mbi informatat e kërkuara mbi studime kudo në botë dhe gjithçka tjetër në lidhje me shkollimin. Por, qëllimi i këtij panairi të edukimit nuk mbaron me kaq. Të gjithë pjesëmarrësit në panair, kanë fituar zbritje në të gjitha shërbimet e Wiseword Kosovas dhe njëkohësisht qasje të lehtë e të shpejtë në konsulencë profesionale rreth gjetjes së një sistemi edukimi kualitativ.

Wiseword Kosova, do të vazhdoj me organizimin e evenimenteve të tilla me anë të të cilave do t’u dhuroj të rinjëve kosovarë informata të maksimizuara dhe detajuara për të bërë ëndrrën e tyre

Artikull i sponzorizuar