LAJMI I FUNDIT:

Panairi “Shqipëria punon tokën”, sjell produktin shqiptar më afër konsumatorit

Panairi “Shqipëria punon tokën”, sjell produktin shqiptar më afër konsumatorit

Panairi “Shqipëria punon tokën” e ka shndërruar sheshin “Skënderbej” të Tiranë, në atmosferën më të madhe festive të fshatit në qytet.

Frida Krifca, drejtore e Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rural, në një intervistë për Agjencinë e Telegrafike Shqiptare, u shpreh se eventi dedikuar fermerëve, fshatit dhe sektorit rural në tërësi, ka sjellë një energji të jashtëzakonshme, me pjesëmarrjen e të rinjve të rejave, fëmijët të cilën kanë hapësirën e tyre, prindërit dhe vizitorë të cilët vinë njihen me produktet shqiptare nga i gjithë vendi dhe i shijojnë ato asnjëherë më parë, në modelin të gjitha bashkë në Tiranë.


“Synimi ynë është që të kemi mundësi të sjellim produktin shqiptar më afër konsumatorit, në kryeqytet ku ka dhe të ftuar të tjera nga rrethe të ndryshme të vendit ai dhe nga përfaqësitë diplomatike, të njihen me produktin shqiptar, sa cilësor është ai dhe çfarë kemi mundësi të prodhojmë ne në zona të ndryshme të vendit, nga veriu në jug, duke filluar që në prodhimet e fruta perimeve, prodhimet blegtorale, përpunimin e mishit, të djathin, etj”, tha Krifca.

Duke u ndalur në llojet e veçanta të frutave të egra që vijnë nga zonat e Malësisë që janë të mrekullueshme dhe madje deri të panjohura për një pjesë të konsiderueshme të konsumatorëve apo kërpudhën Përcini, që italianët nuk e gjejnë në vendin tyre dhe çuditen që e shohin në këtu.

Krifca ftoi qytetarët të vijnë ta vizitojnë panairin dhe t’i bashkohen këtij aktiviteti për të kuptuar që fshati shqiptar është një magji e mrekullueshme dhe që ju jepet mundësia të gjithëve për ta prekur në kryeqendrën e Shqipërisë.

“Hajdeni blini kontribuoni në ekonominë e këtij “fshati” shumë cilësor dhe ekonomik për konsumatorin që do të blej. Falë mbështetjes që ka adresuar qeveria i kemi dhënë  inkurajimin fermerit të zhvillojë ekonominë rurale si alternativa më e mirë për të ardhmen”, tha Krifca.

Në trend Lajme

Më shumë
Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Lajme
Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Lajme
Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Lajme
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Komunat
Kalo në kategori