LAJMI I FUNDIT:

Panairi i punës në Vushtrri ofron 140 vende të reja pune

Panairi i punës në Vushtrri ofron 140 vende të reja pune

Është hapur të premten në Vushtrri Panairi i Punës, i cili rezultoi të jetë shumë i suksesshëm si për punëdhënësit, ashtu edhe për punëkërkuesit e rinjë. Panairi i Punës u organizua nga projekti i GIZ-it.

“Promovimi i Punësimit të të Rinjve në Kosovë“ (YEPIK) në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) dhe Komunën e Vushtrrisë.


Për punëkërkuesit – Panairi i Punës ishte vendi i cili ofron informata për mundësitë e punësimit dhe praktikës në punë, dhe informata për trajnime e aftësime profesionale.

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Bajram Mulaku, tha se kjo ngjarje lidhet me punësimin e të rinjve kosovar dhe vushtrrias, vjen pak ditë pas nënshkrimit të marrëveshjes ndërmjet Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Organizatës Gjermane për Bashkëpunim
Ndërkombëtar (GIZ)po për këtë qëllim.

“Të dyja këto ngjarje janë me rëndësi të veçantë, sepse trajtojnë një nga problemet më të mëdha që ka shoqëria kosovare – zbutjen e shkallës së lartë të papunësisë. Më duhet të them që një pjesë e mirë e shoqërisë sonë, për fat të keq, ende jeton me mendësinë se shteti duhet të hap fabrika, t’i punësojë qytetarët dhe të qeveris me ekonominë e vendit. Prandaj, le ta përsërisim sa herë që të ketë nevojë se në sistemin që kemi zgjedhur, janë qytetarët me vizion, me dije, synime dhe gatishmëri për sakrifica, ata që hapin fabrika, reparte, kompani e biznese. Shteti ka për obligim që t’ua lehtësojë hapjen dhe zhvillimin e biznesit dhe krijimin e lehtësirave për bërje biznes. Ne kemi liruar të gjithë prodhuesit nga taksat komunale në firmë”, ka thënë kryetari Mulaku.

Ai vlerësoi se puna më e mirë që do të bënin qytetarët për të ardhmen e tyre, është që fëmijët dhe të rinjtë t’i përgatisin mirë për jetë, që do të thotë të marrin arsimim dhe edukim të mbarë, i cili i bën ata profesionistë në profile të caktuara.

“Në këtë rrjedhë e shoh edhe ngjarjen e sotme, e cila hap perspektivë që një numër i të rinjve të arsimohen dhe të krijojnë perspektivën e punës, e cila, në fakt, do të thotë perspektivë e jetës më cilësore. Prandaj, i falënderoj edhe një herë të gjithë ata që e mundësuan këtë panair të punës dhe na ofruan neve vushtrriasve këtë shans të mirë e të dobishëm”, tha Mulaku.
Nga ana tjetër përfaqësuesi i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, ka thënë se kjo ministri po bën përpjekje maksimale që t’ju del në ndihmë qytetarëve të Kosovës.

Panairin e punës si shumë të rëndësishëm e ka quajtur edhe udhëheqësja e projektit “Yepik” Emily Cullom.

U bë e ditur se në këtë panair, 28 kompani nga Vushtrria të prezantuara, ofruan rreth 140 vende të lira pune. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Grand Residence Prizren
Shefja e USAID: Vlerësimi i Kosovës nga FITCH tërheqë investime të huaja

Shefja e USAID: Vlerësimi i Kosovës nga FITCH tërheqë investime të huaja

Ekonomi
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Kalo në kategori